Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Të gjithë posedojmë deri 100 gjene, që ndërlidhen me kancerin dhe diabetin
11:22 AM
Të gjithë posedojmë deri 100 gjene, që ndërlidhen me kancerin dhe diabetin

Secili prej nesh posedon deri 100 gjene, që janë përgjegjëse për sëmundjet si diabeti dhe kanceri, ka treguar një hulumtim i ri.
Me qindra hulumtues nga mbarë bota me forcat e tyre të kombinuara kanë analizuar dallimet e vogla gjenetike në mesin e personave. Rezultatet do të ofrojnë depërtimin më të thellë në gjenet njerëzore dhe kanë hedhur dritë rreth asaj se prej çfarë përbëhemi ne. Projekti "1.000 gjenet” po ashtu shkencëtarëve dhe ekspertëve do t’u ndihmojë ta vërtetojnë se pse disa njerëz janë më të ndjeshëm në sëmundje sesa të tjerët.
Rezultatet tregojnë se mesatarisht secili prej nesh posedon prej 250 dhe 300 gjene që janë aq të imta, saqë nuk punojnë fare. Secili nga ne posedon rreth 75 deri 100 gjene për të cilat dihet që kanë lidhje me sëmundjet trashëguese. Në shumicën e rasteve ato nuk do të shkaktojnë kurrfarë problemesh, por prapë se prapë aty janë. Por, studime më të rëndësishme rreth asaj se si ata apo mungesat e tjera aktivizojnë sëmundjen mund të sjellë deri tek ilaçet e reja, si dhe si të parandalohet dëmtimi i shëndetit.
Mendohet se trupi i njeriut përmban rreth 25.000 gjene. Dr. Dejvid Altshuler nga Bostoni tha se është shumë e qartë që shumica e sëmundjeve shfaqen si pasojë e ndikimit të gjeneve dhe variacioneve të tyre në gjene.
"Jemi të vetëdijshëm që hapi i parë që duhet ndërmarrë është hulumtimi se si vjen deri tek shfaqja e sëmundjes. Prandaj edhe ne jemi të vendosur për hulumtime”, thotë dr. Altshuler.
Shkencëtarët kanë filluar të lexojnë pjesët gjenetike të trupit të njeriut, që deri më tash nuk ishte e mundur. /Reuters/
Shikuar: 413 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc