Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji & Shkencë » Entries archive
Kategoria: Teknologji | 353 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 25.December.2010


Kompania Microsoft ka publikuar vërejtjen se përdoruesit e të gjitha versioneve të shfletuesit Internet Explorer të rrezikuar për shkak të mundësisë që hakerët të shfrytëzojnë dobësinë e këtij programi për të marrë përsipër kontrollin mbi kompjuterët e pambrojtur.

Gjiganti softuerik amerikan ka njoftuar se deri më tani nuk ka dëshmi se kriminelët shfrytëzojnë këtë dobësi të këtij programi për shfletimin e int ... Lexo të plotë »

Shpërndaje

Kategoria: Teknologji | 341 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 19.December.2010
 
Paralelisht me Hondan e cila ka bërë thirrje për tërheqjen e rreth 1.35 milionë automjeteve, për servis të përkohshëm janë shtyrë edhe Volkswagen e Chrysler, dhe atë për arsye shumë më të fortë sesa Honda.
Volkswagen është shtyrë që të tërheqë gjithsej 377.286 njësi të modeleve Jetta/Jetta SportWagen, Golf/Rabbit, New Beetle/New Beetle Cabrio, e si arsye përmendin problemet e mundshme në sistemin e furnizimit të karburantit.
Për shkak të mundësisë se lëshimit të karburantit ekziston mundësi reale për ndezje të zjarrit. Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast, por problemi është zbuluar brenda vet kompanisë. Në këtë tërheqje janë përfshirë Jetta e Golf të prodhuar nga 2007 deri më 2009, si dhe njësitë e modelit Beetle të prodhuar në mes të 2006 e 2010, e që kanë të bëjnë me tregun amerikan.

Ndërkoh ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

377 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 17.December.2010
Katy Perry vazhdon të shkëlqejë majën e top listës amerikane, pasi singli i saj ´Firework´ është numër një për të dytën javë radhazi.
Këngëtarja ka penguar mikeshën e saj Rihanna të rimarrë kreun me bashkëpunimin e saj me Drake, ´What's My Name?´, që renditet i dyti, derisa bukuroshja e muzikës R&B pushton edhe një pozitë tjetër në top 10, atë të gjashtë, me singlin ´Only Girl (In the World)´.
Bruno Mars është ngjitur në pozitën e tretë me hitin ´Grenade´, derisa kënga e Pink, ´Raise Your Glass´ mban pozitën e katërt dhe Ke$ha me ´We R Who We R´ mbyll top pesëshin e Billboard.
Debutimi më i mirë ka qenë reperi T.I. dhe kënga e tij ´That's All She Wrote´ që është pozicionuar e 18-ta.
Shpërndaje

Kategoria: Teknologji | 359 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 15.December.2010
 
Mozilla ka zgjeruar shpërblimet për qëllim të prekshmërisë së saj dhe tani ajo do të paguajë për problemet e gjetura brenda aplikacioneve të gjetura në uebfaqet e saj.

Hulumtuesit kanë pasur mundësi të fitojnë një shpërblim prej 500$ dhe 3000$ për gjetjet e zbrasëtirave dhe prekshmëritë e opsioneve të aplikacioneve të Mozilla. Kompania dëshiron hulumtues të cilët gjejnë dhe përgjojnë gabimet në kodim siç janë të metat e skripteve cross-site dhe problemet e ngjashme. ... ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

Kategoria: Teknologji | 379 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 15.December.2010
 
Revista TIME e ka cilësuar bashkë-themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, si "Njeriu i Vitit”.
Arritjet e Mark Zuckerbergut gjatë vitit 2010 janë me të vërtetë të shquara: Ai e forcoi pozitën e Facebook, duke e shndërruar atë në rrjetin më të madh social dhe një nga kompanitë më të mëdha të internetit në botë, i cili sot e ka tejkaluar shifrën prej 500 milionë përdoruesve.
Ai njëkohësisht është një nga miliarderët më të ri në botë, dhe së fundi ai u zotua për të dhënë shumicën e pasurisë së tij për bamirësi... ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

Kategoria: Teknologji | 348 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 15.December.2010
 
Në shumë raste shikuesve nuk u pëlqen fundi i filmit që sapo kanë parë duke u lenë atyre një shije të hidhur. Gjithsecili prej nesh të paktën njëherë ka bërtitur jooooooo përpara televizorit. Tashmë këtyre ditëve u erdhi fundi!


Nga universiteti i Tel Aviv në Izrael, ka dal një sistem i ri revolucionar që i lejon shikuesit të ndryshojnë skenarin e filmit që po shohin. Duke bërë këtë ,ata ndryshojnë dhe rrjedhen e filmit dhe të ngjarjeve që ndodhin në të. Tani për tani kjo teknologji inovative po testohet tek filmi i quajtur "Turbulence”. ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

Kategoria: Teknologji | 360 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 14.December.2010
 
Bing.com për SHBA bëri prezantimin e hartave edhe për kompleks dyqanesh e cila funksion në disa vende individuale, kryesisht në Uashington si dhe në disa vende në New York dhe Boston sa për fillim.
Ndoshta qendrat janë disi një fenomeni e SHBA-ve, Bing premton për të siguruar "mbulim të thellë” edhe për komplekse të mëdha të tjera,
por vetëm në SHBA. ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

Kategoria: Teknologji | 358 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 14.December.2010
 
Në tetor, Steve Jobs bëri një paraqitje të rrallë gjatë një konference për media - jo vetëm që të mburret me sasinë e të hyrave (me rekord të lartë) të kompanisë dhe fitimet, por gjithashtu edhe për dëshmuar se sa kompania e tij e kishte ndryshuar industrinë e telefonave të mençur mobil.
Për një tremujor, Apple ka shitur 14.1 milionë iPhone – duke e lënë pas rivalin RIM / BlackBerry me rreth 2 milion njësi.
"Ne tani kemi kaluar edhe RIM, dhe unë nuk shoh se si ata do ta zënë hapin me ne në të ardhmen, sepse ata duhet të transformohen në një kompani të softuerit, nëse dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë" pati thënë Jobs. "Unë mendoj se kjo është një sfidë për ata. Prej nga do t’i marrin zhvilluesit."
Mirëpo, tregu amerikan thotë se kjo ishte një konstatim i ngutshëm i Jobs. Sipas një raporti të lëshuar ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

344 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 02.December.2010
 

Personat të cilët konsumojnë sasi të mjaftueshme të acideve yndyrore Omega-3, e që më së shumti gjenden në vajin e peshkut, në masë të madhe zvogëlojnë zhvillimin e sëmundjeve të mishit të dhëmbëve.
Ekspertët edhe më tutje kërkojnë masa dhe mënyra të reja për evitimin e sëmundjeve që janë të ndërlidhura me mishin e dhëmbëve, por acidi yndyror Omega-3 është shumë i dobishëm, por ka edhe faktorë të tjerë që luajnë rol të rëndësishëm.
Sëmundja e mishit të dhëmbëve, parodontopatia ose parodontoza, është infektim kronik i mishit të dhëmbëve që shkaktohet me grumbullimin e baktereve në mishin e dhëmbëve, të cilat mund të shkaktojnë edhe rënien e dhëmbit.
"Bakteret shkaktojnë çrregullimin e mishit të dhëmbëve. Tretmani me acidet yndyrore Omega-3 kishte pasur sukses në disa kafshë, e tash shkencëtarët shpresojnë se një eksperiment i tillë do të ketë sukses edhe në ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

547 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 02.December.2010
 

Shkencëtarët amerikanë në mënyrë të suksesshme kanë testuar terapinë gjenetike të përcaktuar për zbutjen e vështirësive që hasen me kujtesën tek personat të cilët janë të prekur nga sëmundja e Alzhaimerit.
Hulumtuesit nga Instituti për Sëmundje Neurologjike ‘Gladstone’ në San Francisko testimet dhe eksperimentet e tyre i kishin kryer në disa kafshë dhe ishin botuar në revistën shkencore ‘Nature’.
Ishte treguar se në këtë mënyrë është mundur të shtohet prania e neurotransmetuesve me emrin EphB2 që merr pjesë në bartjen e sinjaleve mes qelizave të trurit.
Ky proces tek personat e prekur me sëmundjen e Alzhaimerit ishte dëmtuar me ndikimin e shtresave të beta proteinave amiloide dhe në këtë mënyrë ishte vështirësuar komunikimi në mes të neuroneve.
Hulumtuesit besojnë se teknika e re mund të reduktojë dhe të parandalojë disa nga pasojat më të vështira të k ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

« 1 2 3 4 5 6 7 »
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc