Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Apple është ylli i këtij viti
11:04 AM
Apple është ylli i këtij viti

Këtë vit, Apple e ka hequr rivalin e saj Microsoft nga piedestali i kompanive të teknologjisë më të vlefshme në botë, ndërsa drejtori aktual dhe bashkë-themeluesi i kësaj kompanie, Steve Jobs është vlerësuar si një nga drejtorët më të suksesshëm në historinë e biznesit.

Revista britanike, njëkohësisht edhe revista më e respektuar e biznesit në botë, Financial Times javën e kaluar e shpalli drejtorin e Apple, Jobs si "Njeriu i Vitit”, duke thënë se  prezantimi i tij për tabletin iPad "bën historinë moderne të biznesit", e sidomos pas sëmundjes që e kishte kapluar kur iu desh t’i nënshtrohet transplantimit të mëlçisë.

Falënderimit për punën e Jobs, i është bashkuar edhe Presidenti Barack Obama, i cili e quajti drejtorin e Apple, si "mishërim të virtyteve për tregje të lira”.

Kompani të tjera janë duke u përpjekur për të arritur suksesin e tabletit të Apple, atë iPad, dhe në mesin e tyre janë rivalët si: Samsung, Research In Motion, HP dhe Dell.

Mirëpo, asnjëra prej këtyre pajisjeve nuk ka arritur të bëhet ndonjë pikë e rëndësishme referimi në treg, prandaj Apple dhe Steve Jobs janë yjet e këtij viti që po e lëmë pas.

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 530 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc