Secili prej nesh ndien një lodhje dhe pagjumësi gjatë paradites. Gjumi i shkurtër është zgjidhje ideale.
Gjumi i pasdites prej vetëm dhjetë minutave mbush bateritë dhe kthen
energjinë. Zgjat shumë shkurt, por ndikon që në 20 orët e ardhshme të
përqendrohemi më shumë. Te ky lloj i gjumit të paradites nuk vlen
rregulli sa më gjatë, aq më mirë. Këtu rol të madh luan intensiteti i
pushimit. Muskujt e relaksuar dhe mbyllja për një kohë të shkurtër e
kapakëve të syrit për pak kohë në shumicën e rasteve mjafton të
rimbushim bateritë, në mënyrë që të jemi më të freskët në orët në vijim.
Në këtë mënyrë, një numër i madh i punëtorëve si në Amerikë dhe Japoni
pauzën e tyre guxojnë ta përdorin për t’i mbyllur sytë dhe për të
pushuar. Kjo po ashtu i shkon për shtati edhe punëdhënësit, ngase pas
një gjumi shumë të shkurtër punëtorët janë më shumë të përqendruar dhe
kanë më shumë vullnet për punë.
Shkencëtarët mendojnë se prej 10 deri 30 minuta është një kohë ideale
për të pushuar. Mirëpo, shumë njerëz kanë probleme që të flenë për një
kohë kaq të shkurtër. Këtu mund të ndihmojnë teknika të ndryshme të
relaksimit që përqendrohen në relaksimin e muskujve, joga për shembull.
Ky gjumë nuk bën të zgjasë më tepër se 30 minuta. Pas zgjimit do ta
vëreni se jeni më të kthjellët, ndërsa bateritë përsëri i keni plot.
|