Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Google Street View theu ligjet në Korenë Jugore
12:42 PM
Google Street View theu ligjet në Korenë Jugore
 
Google në mënyrë të paligjshme mori të dhëna private gjatë grumbullimit të të dhënave për shërbimin e vet për të parë rrugët në Korenë Jugore, tha policia e vendit të enjten.

South Korea është bërë shteti i fundit që ka gjetur ndërmarrjen Google duke prishur ligjet për privatësi - kjo ndërmarrje është duke u përballur me sulme të ngjajshme hetuese në gati 20 shtete - por nuk është ende e ditur nëse hetuesit do të bëjnë ndjekje penale.

Duke folur për Korea Times hetuesi, Jung Suk-hwa i Qendrës Përgjegjëse për Terrorin Kinermetik Jugkorean, tha: "Ne hapëm 79 hard-disqe kompjuterësh të kapura nga Google Korea verën e kaluar dhe zbuluam letra elektronike, porosi të çastit dhe të dhëna të tjera private të dërguara përgjatë rrjeteve Wi-Fi.”

"Ne jemi tani duke punuar në 145 hard-disqe shtesë, që na ishin dhënë më vonë. Këto disqe më herët ishin larguar nga shteti,” shtoi Jung.

Google ka pranuar për veturat e veta Street View që merrnin të dhëna private, por këmbëngulte se e tërë kjo ishte thjesht një rastësi.

Ndërmarrja tha që ishte "thellësisht e merakosur” për ngjarjen dhe do të vazhdojë që të bashkëpunojë me Komisionin Korean për Komunikime dhe policinë.

"Synimi ynë kryesor qëndron në fshirjen e të dhënave në përputhje me detyrat tona ligjore dhe në këshillime me autoritetet përkatëse,” tha Google./

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 541 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc