Harresa apo humbja e ruajtjes është pjesa e të mësuarit
fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret. Sipas ekspertëve dhe
studiuesve kujtimet tona përbëhen nga tre lloje të dallueshme:
informacioni personal, i përgjithshëm dhe shprehitë. Kur
psikologët studiojnë kujtesën ata janë të interesuar për nivelin e
ruajtjes së informacionit, që është thjesht sasia e informacionit që
depozitohet me përpikëri pasi është kryer procesi i të mësuarit. Ruajtja
matet duke i kërkuar individit të përdorë informacionin e mësuar më
përpara. Harresa apo humbja e ruajtjes është pjesa e të mësuarit
fillestar që nuk mund të riprodhohet e përdoret.
Sipas ekspertëve dhe studiuesve kujtimet tona përbëhen nga tre lloje
të dallueshme: informacioni personal, i përgjithshëm dhe shprehitë.
Informacioni i përgjithshëm përfshin njohuri të përgjithshme që i kemi
fituar jashtë përvojave të veçanta, si p.sh. qëndrimi ynë ndaj shkollës,
njohuritë tona për muzikën apo fjalori ynë. Kurse informacioni i
shprehive përfshin aftësitë e sjelljes dhe ato të njohjes si dhënia e
biçikletës apo zgjidhja e një fjalëkryqi. Tre janë përbërësit bazë të
sistemit tonë të kujtesës: kodimi, depozitimi dhe riprodhimi. Hapi i
parë është kodimi, procesi i futjes se informacionit në sistemin tonë të
kujtesës. Pasi informacioni është koduar, ose futur në kujtesën tonë,
neve na duhet ta depozitojmë atë. Në qoftë se nuk e depozitojmë ajo
harrohet.
Hapi i dytë, depozitimi është proces që e mban informacionin e
kujtesës për një farë kohe. Hapi i tretë në procesin e kujtesës është
riprodhimi, nxjerrja e informacionit nga sistemi i kujtesës.
Kujtesa
Kujtesa ndahet në atë afatshkurtër dhe atë afatgjatë. Kujtesa
afatshkurtër është vendi ku mbajmë informacionin për të cilin jemi të
ndërgjegjshëm në një moment të caktuar. Kujtesa afatshkurtër përdoret
kur duam të mbajmë mend diçka të momentit. Kujtesa afatshkurtër ka
kapacitet shumë të kufizuar, kurse kohëzgjatja është rreth 30 sekonda
para se ky informacion të humbasë.
Probleme me kujtesën
Me kalimin e moshës shfaqen simptoma të ndryshme të cilat tregojnë se
një person ka probleme me kujtesën. Këto simptoma nuk janë të qarta
sepse mund të duken krejt normale në disa situatat ose duke u bazuar në
faktin se ka të bëjë mosha. Rreth 85 për qind e gjashtëdhjetëvjeçarëve
në të gjithë botën vuan nga humbja e kujtesës. Kjo përbën një nivel
epidemiologjik shumë të lartë. Ka raste kur sëmundja e kujtesës e njohur
si sindroma Alzheimer lind edhe para moshës 65-vjeçare, por këto raste
janë të rralla dhe karakterizohen nga histori të veçanta. Sistemet
shëndetësore të vendeve perëndimore kanë humbje shumë të mëdha prej
kësaj sëmundjeje. Ndërkohë që sipas specialistëve rreth moshës
40-vjeçare nisin të shfaqen simptomat e para të humbjes së kujtesës.
Simptomat vijnë si rezultat i dëmtimit të qelizave nervore, të cilat
ngadalësojnë përcjelljen e sinjalit për në tru dhe anasjelltas. Për këtë
shkak këta persona harrojnë dhe me kalimin e kohës kjo simptomë bëhet
edhe më e theksuar. Një simptomë tjetër është anomia, mosgjetja e emrave
dhe fjalëve gjatë diskutimeve.
Femrat më të prekura
Femrat janë më të prekura nga kjo sindromë dhe kohët e fundit vihet re
një rritje e numrit të të prekurve nga kjo sëmundje. Shumica e njerëzve
mund të mbajnë në mend rreth 7 elemente informacioni për një kohë të
shkurtër. Kurse në sajë të kujtesës afatgjatë, përmes përsëritjes
përpunuese, njeriu është në gjendje të kodojë informacione në mënyrë që
ai të hyjë në kujtesën afatgjatë. Kohëzgjatja e kujtesës afatgjatë është
e përhershme. Metoda e ruajtjes së informacionit duhet të bëhet me
përsëritjen dhe përpunimin e organizimit të informacionit. E kundërta e
kujtesës është harresa. Në qoftë se njohuritë e mësuara nuk përsëriten
vazhdimisht atëherë ato zbehen apo harrohen tërësisht. Por nëse ajo që
është mësuar përsëritet vazhdimisht, harresa nuk shkaktohet. Te harresa
ndodh inhibicionin retroaktiv ose parafrenimi i cili mund të jetë i madh
ose i vogël, në varësi nga ngjashmëria.
|