Zemra është organi që bën pastrimin e gjakut. Dhe në rastin e
sëmundjeve të zemrës kemi prishje te funksionit te saj si pompë. Kjo do
të vështirësojë punën e organizmit si dhe nuk do të lejojë furnizimin e
tij me oksigjen dhe lëndë ushqimore. Në këto sëmundje futen grupime të
ndryshme... Zemra si organ muskulor luan rolin e pompës e
cila e shtyn gjakun në qarkullim. Zemra, arteriet, venat dhe kapilarët
formojnë sistem të mbyllur të gjakut. Zemra është organ i zgavruar
muskulor i përbërë prej dy zgavrave më të vogla, veshëza, dhe në dy
zgavra më të mëdha, barkushe, të cilët tkurren dhe shtrihen duke e
detyruar gjakun të qarkullojë. Arteriet janë enë elastike të gjakut, të
cilat gjakun e largojnë nga zemra. Venat janë enë të buta elastike të
cilat e sjellin gjakun në zemër. Puna e muskujve dhe organeve të tjera e
shtyn gjakun nëpër to. Kapilarët e gjakut janë enët më të holla të
gjakut përmes të cilave bëhet këmbimi i materieve ushqyese në gjak.
Si funksionon
Zemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e
sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë.
Gjithashtu në sëmundjet e zemrës ka rëndësi si kur prishet ritmi, ashtu
edhe kur prishen valvulat, ose kur prishet tërësia e mureve të saj. Kur
prishet ritmi kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose
takikardive, ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Po ashtu
kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mirë si pompë dhe në këto
raste bëhen operacione të ndryshme për zëvendësimin e tyre. Po ashtu,
lloj tjetër sëmundjeje të zemrës janë edhe ato që prishin muret e
zemrës, siç është infarkti. Në të gjitha këto raste, duke mos
funksionuar si pompë ajo nuk çon dot gjakun në të gjithë trupin dhe
kështu nuk furnizohet organizmi me oksigjen edhe me lëndë ushqimore.
Duke mos u furnizuar me to, organizmi do të fillojë të mos funksionojë
si duhet.
Simptomat
Në rastin e sëmundjeve të zemrës do të kemi shenja si marrja e frymës,
ënjtje të këmbëve, nxirje e buzëve ose edhe dhimbje kur kemi infarkt për
arsye se ndodh vdekje e një pjesë të murit të dhomave të zemrës. Stadi i
fundit i sëmundjes së zemrës është pamjaftueshmëria e zemrës
(insuficienca kardiake) në të cilën ky organ nuk e kryen funksionin e
saj dhe njeriu bëhet invalid. Në momentin kur kjo pamjaftueshmëri nuk
mund të përballohet nga organizmi, atëherë organizmi vdes.
6 variantet e sëmundjes
* Zemra e zgjeruar paraqet dobësimin e muskulit të zemrës, i cili
ngadalshëm dhe dobët kontrakton me këtë dobëson qarkullimin i gjakut
dhe organet nuk kanë oksigjen të mjaftuar. Si pasojë e këtyre mungesave,
paraqitet dobësimi i përgjithshëm i organizmit.
* Miokarditis është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës,
gjë që paraqitet si rezultat i sëmundjeve të tjera, ndonjë infeksion më i
madh si gripi, reumatizmi i dhëmbëve, bajameve etj.
* Infarkti është vdekje e një pjese të indit muskulor të zemrës.
Kjo sëmundje paraqitet nga mbyllja e ndonjë dege të arterieve të cilat
ushqejnë zemrën, gjatë kontraksionit (ngushtimit) momental të arterieve,
ndonjë plasaritjeje e arterieve e përcjellë me gjakderdhje, gjatë
streseve ose si pasojë e shtypjes së lartë.
Në këto raste indi muskulor ose një pjesë e zemrës mbetet pa ushqim dhe
pa oksigjen, menjëherë pas kësaj ajo pjesë e muskulit të zemrës të vdes.
Infarkti përcillet me dhimbje të rënda. Ka raste kur zemra ndërpret
punën dhe shkaktohet vdekje.
* Aritmia është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose
rrahje e përzier e ngadalësuar dhe e shpejtuar me kërcime dhe ndërprerje
të rrahjeve. Kjo dukuri është pasojë e kontrollit të disharmonizuar të
ngacmimeve nervore të punës së zemrës, të cilat e kanë prejardhjen nga
qendrat e sistemit nervor.
*Arteroskleroza është grumbullimi i materieve të yndyrshme dhe
kripërat e kalciumit në brendi në muret e arterieve, kjo çon deri tek
mbyllja e tyre dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut me shumë pasoja si
dhe zmadhimi i shtypjes së gjakut, e cila mund të shkaktohet edhe nga
gjendjet nervore, streset etj. Të gjitha këto kanë lidhje të
drejtpërdrejtë me mosfunksionimin e mirë të zemrës.
* Embolia është mbyllja e ndonjë arterie të trurit, një lloj si
infarkti i zemrës. Kjo shkakton dëmtimin e ndonjë qendre dhe me këtë
rast paraqitet paraliza ose vdekja.
|