Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Vaginoza bakteriale
9:45 PM
Vaginoza bakteriale
Vaginoza bakteriale paraqet infeksionin më të shpeshtë te fermat në fazën reproduktive. Këtu bëjnë pjesë 60% e infeksioneve vulvovaginale. Vaginoza bakteriale ndodh në rastet e çrregullimit të baraspeshës së baktereve në vaginë dhe kur dominion një lloj i tyre.

Normalisht vagina përmban një numër të madh bakteresh "të mira”, dhe disa lloje bakteresh "të këqija”. Vaginoza bacteriale ndodh kur rritet numri i baktereve të këqija në raport me bakteret e mira

Shkaktarët. Vaginoza bakteriale ndodh si rezultat i çrregullimit të baraspeshës së baktereve në vaginë. Lactobacillusi (bakter i mirë) metabolizon glikogjenin në acid laktik në vaginë dhe kështu ruan pH normale të vaginës, e cila siguron mbrojtjen e vetvetishme nga bakteret e këqija. Kur kjo mbrojtje dobësohet, bakteret tjera të pranishme në vaginë (Bacteroides sp, Peptostreptococcus sp, Gardnerella vaginalis, G. Mobiluncus, Mycoplasma hominis) fillojnë të shumohen dhe shkaktojnë simptoma. Afërsisht 50% e femrave përmbajnë Gardnerella vaginalis në florën normale të vaginës, e cila nuk shkakton infeksion. Antibiotikët me spektër të gjerë veprimi mund t’i shkatërrojnë bakteret e mira , mund të shkatërrojnë florën normale të vaginës dhe të shkaktojnë vaginozën bakteriale. Larja e shpeshtë, përdorimi i gjatë i tamponëve, pecetat intrauterine kontraceptive, diafragmat dhe gjërat e ngjashme, mund ta prishin këtë baraspeshë. Vaginoza bakteriale, po ashtu ndërlidhet edhe me ndërrimin e shpeshtë të partnerit seksual duke mos përdorur prezervativë gjatë kontaktit seksual.

Simptomat. Rrjedha e lëngut me aromë të pakëndshme, të kruarit dhe tejndjeshmëria, janë simptomat më të shpeshta të vaginozës bakteriale, ndërsa më së shpeshti janë të pranishëm gjatë kontaktit seksual dhe menstruacioneve. Mund të jetë i pranishëm edhe lëngu i dendur, i ngjitshëm me ngjyrë të bardhë ose të hirit, nga katër ditë deri në katër javë pas kontaktit. Rritja e pH së vaginës po ashtu konsiderohet i simptomë e sëmundjes.
Duhet theksuar se disa femra nuk kanë aspak simptoma.

Komplikimet. Vaginoza bakteriale ndërlidhet me sëmundjet inflamatore, papjellshmërinë, shtatzëninë jashtëmitrale, lindjen e parakohshme dhe lindjen e foshnjës me peshë të vogël trupore.

Mjekimi. Vaginoza bakteriale mjekohet me antibiotikë. Më së shpeshti jepen metronidazoli dhe klindamicina. Te vaginoza bakteriale nuk është i nevojshëm edhe mjekimi i partnerit seksual.

Parandalimi. Ende nuk janë të njohura mënyrat më të mira të mbrojtjes, mirëpo disa nga metodat e mëposhtme mund ta zvogëlojnë rrezikun për ta fituar sëmundjen:
- Abstinenca. Mënyra më e mirë për ta parandaluar një sëmundje seksualisht të transmetuara është shmangia e kontaktit seksual vaginal, oral dhe anal.
- Njohja e partnerit zvogëlon mundësinë e infektimit
- Përdorimi i prezervativëve gjatë çdo kontakti vaginal, oral ose anal.
- Shmangia e larjes së shpeshtë të regjionit gjenital
- Kontrollet e rregullta gjinekologjike
- Gjatë përdorimit të antibiotikëve duhet pasur kujdes në marrjen e dozës së plotë të rekomanduar, me qëllim që simptomat të mos rikthehen.
Shikuar: 653 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc