Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Vaji i peshkut parandalon Alzhaimerin
9:40 PM
Vaji i peshkut parandalon Alzhaimerin

Studimet më të reja kanë vërtetuar se vaji i peshkut në shumë mënyra është i dobishëm, mund të parandalojë rrezikun nga kanceri i gjirit, mbron nga sulmi në tru, ndihmon në parandalimin e sëmundjeve mendore dhe shfaqjes së sëmundjes së Alzhaimerit.



Mirëpo, për ata të cilët tashmë janë të prekur nga sëmundja e Alzhaimerit, studimi i ri ka vërtetuar se vaji i peshkut nuk do ta ngadalësojë zhvillimin e sëmundjes.

Hulumtuesit po tentojnë të gjejnë mënyrën ta parandalojnë apo ngadalësojnë mënyrën e zhvillimit të sëmundjes së Alzhaimerit, më së shpeshti llojin e demencës.

Organizata botërore e luftës kundër sëmundjes së Alzhaimerit ka deklaruar se për momentin më shumë se 35 milionë njerëz jetojnë me këtë sëmundje dhe me demencë, si dhe që 60% e këtyre rasteve vijnë nga vendet e zhvilluara. Kjo organizatë pret që deri në vitin 2030 ky numër të trefishohet, nëse nuk gjendet ndonjë mënyrë e parandalimit të sëmundjes.

Mjeku Xhozef Kuin është specialist për demencë në universitetin shtetit Oregon dhe në hulumtimin e tij ka vendosur të përqendrohet në përbërësin kryesor, vajin e peshkut.

Mjeku Kuin dhe hulumtuesit e tjerë kanë vëzhguar 400 pacientë me sëmundjen e Alzhaimerit. 60% prej tyre kishin marrë vajin e peshkut, ndërsa 40% një ilaç tjetër.

Pas 18 muajve të testimeve, rezultatet ishin se ky përbërës nuk kishte zvogëluar përparimin e sëmundjes te njerëzit që tashmë kishin diagnozën e caktuar, thotë dr. Kuin.

Dr. Kuin thotë se megjithëse nuk kemi arritur rezultatet e pritura, edhe këto rezultate të arritura kanë rëndësi në parandalimin e sëmundjes.
Shikuar: 449 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc