Qështë Informatika? - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Qështë Informatika?
Qështë Informatika?
PiratiDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 9:23 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Informatika është shkenca që merret me të gjitha çështjet e përpunimit të vetvetishëm të informacionit nëpërmjet përpunuesve elektronikë.

Termi informatikë është bashkimi i dy fjalëve të gjuhës franceze “informatique”, informacion (ose të dhëna, informata) dhe automatique (automatik) dhe u përdor për herë të parë në vitin 1962 nga Philippe Dreyfus për të treguar përpunimin automatik aritmetik të informacionit. Ka shumë përkufizime të ndryshme se çfarë përfshihet brenda termit informatikë.

"Informatika është shkencë që merret me përpunimin automatik të informacioneve me kompjuter, ku me përpunim nënkuptohet: pranimi i informacioneve nga pajisjet hyrëse dhe shndërrimi i tyre në sinjale; përçimi i tyre nëpër linja për komunikim brenda kompjuterit me teknika të ndryshme; vendosja në kujtesën kompjuterike; përpunimi nga njësia qendrore njehsuese (procesori) me ndihmën e programit kompjuterik të përshtatshëm dhe në fund, shndërrimi i sinjaleve në informacione të kuptueshme për shfrytëzuesin, nga pajisjet dalëse". [1].

Informatika është shkencë:

* e analizës teorike dhe konceptimit të sistemeve informatike Informatika teorike,
* e formimit organizativ dhe teknik të sistemeve informatike - Informatika e sistemeve ose Informatika praktike dhe
* e realizimit të sistemeve informatike, sidomos e realizimit të komponentëve teknike (Hardware)- Informatika teknike

Detyra e informatikës qëndron kështu në përpunimin e të dhënave në lidhje me një problem praktik, informacionet që nevojiten për zgjidhjen ose trajtimin e vetë problemit. Mjeti themelor teknologjik në të cilin bazohet informatika është Përpunuesi Elektronik. Çdo kompjuter, nga më i fuqishmi deri tek më ekonomiku, është i përbërë nga dy elemente themelore: harduere dhe softuere. (hard = i fortë, i rëndë; soft = i butë, i lehtë ware = përbërës). Me termin harduere tregohet çdo pajisje fizike, pjesë e kompjuterit si për shembull (kasa, ekrani, kujtesa, disku, tastiera, njësite hyrëse dhe dalëse etj.) Nga ana tjetër me termin softuere tregohen programet që përdoren në kompjuter (Word, Excel, Gimp, ...) dhe që nëpërmjet informacioneve të ruajtura nga hardueri, prodhojnë rezultatet e kërkuara nga përdoruesi.

Added (2010-11-30, 9:23 PM)
---------------------------------------------
Veglat elektronike

Veglat elektronike janë pjesë apo kombinime të elementeve elektrike e mekanike që shërbejnë për ndërtimin e rrjetave të instrumeteve, aparaturave apo makinave e makinerive të ndryshme elektronike.

Për dallim nga veglat elektrike, këto në përbëjen e tyre kanë mikro sisteme elektrike (rrjeta të veglave elektrike) që shërbejnë për përpunimin e të dhënave të futura në to në formë të impulseve elektrike (gjuha e makinës) apo veglave informatike (gjuhë programuese). Zakonisht elementet elektronike komandohen nga një procesor i cili mund të gjendet në një makinë të lidhur në rrjetën elektronike por jasht veglës.

Vegla të tilla janë çipi, integrali, procesori etj. Këto vega futen në makina të ndryshme mekanike, elektrike apo elektronike me qëllim komandimi të tyre. Ky komandim zakonisht bëhet nga një qendër shërbyese-komanduese që luan programet e paradhëna dhe sipas nevojës aktivizon apo freskon të dhënat për veglat elektronike.

Qendra shërbyese-komanduese zakonisht është një makinë me një procesor, makinë elektronike shkrimi dhe një plan vizual që mundëson shikimin për përdoruesin.

Në rrjetat elektronike shtëpiake rolin e qendrës shërbyese-komanduese e merr kompjuteri dhe veglat elektronike të futura në makina të ndryshme shtëpiake quhen vegla periferike pasi gjenden jasht kompjuterit. Përcjellja e të dhënave nga qendra tek veglat periferike është e ndryshme, duke filluar nga ajo klasike me përçues elektrik deri tek ato me rreze të pa dukshme për syrin e njeriut.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Qështë Informatika?
Page 1 of 11
Search: