KRIJIMI DHE PËRMBAJTJA E WEB FAQEVE - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » KRIJIMI DHE PËRMBAJTJA E WEB FAQEVE
KRIJIMI DHE PËRMBAJTJA E WEB FAQEVE
PiratiDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 9:38 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Nëpërmjet web faqes, nga aspekti vizuel dhe verbal, kompania paraqet vetveten në publik. i prezenton dhe i plason prodhimet dhe shërbimet e saja, përkrah klientët, krijon marrëdhënie interactive me vizituesit, teston reputacionin e vet dhe bën vetpromocion.

E gjithë kjo nënkupton se web faqja e një kompanie ka një mori funksionesh të cilat ndërthurren njëra me tjetrën.

Funksionet themelore të web faqes janë informimi, edukimi, promocioni,

e-tregtia, marrëdhëniet me publikun dhe menaxhimi me imazhin korporativ. Pikërisht për këtë arsye duhet të mbahet llogari në pasqyrën e web faqes.

Përmbajtja tekstuale, e cila gjithsesi duhet të jetë në web, është:

• Informat të përgjithshme për kompaniën,

• Informata për prodhimet dhe shërbimet

• Kontakt-informata

Përveq përmbajtjeev të sipërpërmendura, është e mirë që të gjinden edhe risi, informata tjera të rëndësishme, pasqyra vjetore të kompanisë, gara, klientë etj.

Informata të përgjithshme për kompaninë:

Këto informata nuk duhet të jenë shumë të përgjithshme, por duhet të kënaqin personat nga profile të ndryshme. Në to duhet të ketë informata për misionin e kompanisë, veprimtarinë, organizimin, të dhëna për lokacionin, historiku, tradita, madhësia, struktura pronësore, të dhëna për punëtorët, treguesit bazë ekonomikë, të dhëna për certifikatat etj.

Informatat për prodhimet dhe shërbimet:

Informatat për këtë kategoriduhet të kenë karakter edukativ. Duhet të ceken lloji i prodhimit ose shërbimit, karakteristikat, çmimet dhe kushtet për blerje.

Kontakt informatat:

Në secilën web faqe të një kompanie duhet të qëndrojnë adresa, telefonat për kontakt. Faksi dhe e-mail.

Pasqyra vjetore:

Ky lloj dokumenti duhet në formë të një treguesi rezultatesh të punës në vitin paraprak. Ç’farë ka ndodhur gjatë atij viti dhe ç’farë pritet të ndodhë. Pasqyrat vjetore duhet të jenë të përpiluara në mënyrë profesionale, objective, saktë dhe koncizë.

Përmbajtja e internet faqes duhet të jetë origjinale, aktuale, interesante, tërheqëse në aspect vizuel, informuese, e lehtë për lexim dhe e lehtë për mbamendje. Ritmi i përtëritjes së informative duhet të jetë i shpejtë.

Kualiteti i informatave në të është element themelor sipas të cilit vizituesi do ta fiton përshtypjen e parë për kompaninë dhe ofertën e saj. Mu për këtë është e rëndësishme që informatat në të ndërrohen shpesh.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » KRIJIMI DHE PËRMBAJTJA E WEB FAQEVE
Page 1 of 11
Search: