Si t'i përcaktoni konfiguracionet në Facebook - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Si t'i përcaktoni konfiguracionet në Facebook
Si t'i përcaktoni konfiguracionet në Facebook
PiratiDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 9:38 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Ndryshimet e fundit të cilat janë bërë në rrjetin më të madh për shoqërim online Facebook, ato të privacisë së përdoruesve, na kanë bërë të besojmë që edhe vet përfaqësuesit e Facebook do të mund të mos dinin si të gjinden në tërë ato që kanë vendosur vet. Ua sjellim dy vegla të cilët do të mund t’iu ndihmojnë sesi ta konfiguroni.

Kohë pas kohe Facebook bën disa ndryshime të shërbimit të vet. Disa kanë të bëjnë me vet punën e shërbimit dhe sjellin mundësi e shtojca, mirëpo edhe mjaft prej tyre kanë të bëjnë me konfigurimin e privacisë së përdoruesve. Siç qëndrojnë gjërat tani, përdoruesve u është mundësuar përcaktimi i 50 konfiguracioneve me mbi 170 opsione të ndryshme. Vështirë se dikush mund të gjendet në tërë këto, prandaj ja ku i keni këto dy vegla që mos ta qani kokën tepër.

Kompania Untangle, e cila zakonisht merret me ndalimin e porosive të padëshiruara (spam) dhe vendosjen e mekanizmave filtrues softuerik (firewall), ka nisur një shërbim të cilin e ka emëruar SaveFace. Bëhet fjalë për një shtojcë për cilindo shfletues të internetit i cili, kur ta nisni, konfiguracioni i informatave, kërkimeve, miqve, lidhëzave dhe artikujve të publikuar me një klikim t’i vendosni që të shihen vetëm për miqtë tuaj.

Shërbimi ReclaimPrivacy po ashtu është një shtojcë për shfletues të internetit i cili shfrytëzohet në të njëjtën mënyrë si shërbimi i përmendur më lartë. Megjithatë, ReclaimPrivacy do të analizojë në mënyrë të hollësishme konfiguracionet tuaja të privacisë dhe t’ua tërheqë vërejtjen për ato të cilat do të duhej t’i përcaktoni shtesë.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Si t'i përcaktoni konfiguracionet në Facebook
Page 1 of 11
Search: