psikologu - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » psikologu
psikologu
EdiDate: E Premte, 03.Dhjetor.2010, 11:57 PM | Message # 1
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Nuk e kam kuptuar se çfarë dua
Më ndodh shpesh kohët e fundit që sa herë zgjohem në mëngjes, më vjen çudi me veten dhe nuk arrij të kuptoj nëse kjo mënyrë jetese është normale ose jo. Më duket sikur e gjithë jeta ime është vetëm shkolla dhe shtëpia. Kam kaq shumë kohë që përpiqem të kuptoj se çfarë dua dhe ku mund të ndjehesha më mirë, por është mëse e kotë. Ndonjëherë më duket sikur ky itinerar i përditshëm nuk do të mbarojë kurrë, dhe unë do të jem gjithmonë vajza e vogël që duhet të dëgjojë vazhdimisht prindërit e duhet të zbatojë me përpikëri fjalët e tyre. Ndoshta një pjesë të fajit e kanë dhe ata të cilët më mbikëqyrin në çdo kohë e nuk më lejojnë të bëj një jetë timen ashtu si do të dëshiroja, edhe pse ende nuk e kam kuptuar se çfarë dua. Bisedoj me shoqet dhe habitem me pozivitetin që ato shikojnë të ardhmen e tyre, ndaj ndjehem konfuze dhe nuk e di se çfarë duhet të bëj.
Psikologe
Rezarta Basha
E dashur lexuese! Ju falenderoj për letrat e dërguara në redaksinë tonë dhe më vjen keq për momentet tepër konfuze që jeni duke përjetuar. Ju jeni në një moshë ku ende nuk keni eksploruar dëshira dhe aftësitë tuaja, ndaj jeni duke përjetuar këto momente të vështira. Nga ajo që ju shkruani, duket qartë se brenda vetes ndjeheni e pamotivuar dhe e pasigurt për të ardhmen tuaj. Të gjithë ne e ndërtojmë jetën dhe të ardhmen tonë mbi objektiva të cilat ne i vendosim, duke u bazuar në aftësinë e pritshmëritë tona personale e profesionale. Kjo është edhe ajo që ju duhet të bëni me jetën tuaj, të eksploroni në vetvete për të kuptuar se cilat janë dëshirat tuaja. Në këtë mënyrë do të ndjeheni më e motivuar dhe do të mund të ndjeheni edhe më e mbushur brenda jush. Për sa i përket të ardhmes tuaj, unë do t'ju këshilloja që të mos vinit paralele ndërmjet jetës së prindërve tuaj dhe atë çka ju do t'ju presë në vijim. Përpiquni të zbuloni se cilat janë dëshirat tuaja dhe ku ju mendoni se mund të jepni më shumë nga vetja, për t'u ndjerë edhe më e sigurt mbi të ardhmen tuaj. Asnjëri nga ne nuk e ka aftësinë të parashikojë se ç'do të ndodhë më pas, ndaj edhe të gjitha përpjekjet tona duhet të shkojnë për të përmbushur pritshmëritë që kemi. Mendoni thellë mbi atë që ju realisht dëshironi dhe përpiquni që t'i jepni më shumë ngjyra jetës tuaj. Flisni sa më shumë me të afërmit dhe miqtë tuaj, për të pasur edhe një mbështetje prej tyre për të dalë sa më parë nga kjo gjendje turbullire që ju ka përfshirë. Nuk duhet të dekurajoheni, por duhet të gjeni forca për të ecur përpara.

Vëllai im, një i sëmurë mendor kronik
Unë që po ju shkruaj jam një vajzë 16 vjeç dhe brenda familjes time po përjetojmë një gjendje vërtet dramatike, ose të paktën kështu do ta cilësoja tani, pas një periudhe trevjeçare tmerri. Vëllai im i madh është një i sëmurë mendor kronik tashmë dhe bashkëjetesa me të për ne është bërë gati e pamundur. Çdo minutë, çdo ditë që ne kalojmë është një makth i vërtetë, pasi nga çasti në çast ai mund të pësojë një krizë dhe asgjë nuk është më e sigurt. Vetë unë kam qenë pjesë e agresiviteteve të tij të njëpasnjëshme, saqë shpesh të nesërmen e kam të vështirë të shkoj edhe në shkollë për shkak të dëmtimeve fizike që kam në trup. Më vjen çudi edhe me nënën time që nuk pranon kurrsesi që ai të mbyllet në një institucion të specializuar, duke siguruara sadopak qetësi në familjen tonë. Për mua po bëhet e papërballueshme një situatë e tillë dhe nuk e di se çfarë mund të bëj. Më vjen keq për prindërit, për veten dhe shpesh pyes veten, përse kjo fatkeqësi duhet t'i ndodhte pikërisht familjes tonë, deri kur duhet të jetojmë në këtë mënyrë? Tashmë kam arritur në një pikë që nuk dua të bisedoj me askënd e për më tepër të dëgjoj të njëjtat shqetësime të pashpresa për t'u zgjidhur. Nuk mundem më të jetoj kështu, dhe për më tepër që nuk kam as forcat e duhura për të përballuar presionin e përditshëm prej tij, ndaj kisha nevojë dhe për një këshillën tuaj.
Psikologe Rezarta Basha
E dashur lexuese! Duhet t'ju falenderoj për letrën e dërguar në redaksinë tonë në këto çaste të vështira që ju po kaloni në jetën tuaj. Duke parë gjendjen e rënduar familjare, natyrshëm që ju jeni duke përjetuar ngarkesa të mëdha emocionale dhe psikologjike. Nga ajo që ju shkruani kuptoj se ju jeni mbyllur në vetvete dhe bluani brenda vetes mendime dhe ndjenja që ndoshta në momente të tjera nuk do t'i kishit menduar kurrë. Do të ishte shumë më mirë të flisni me një person të afërt dhe të dashur për ju, në mënyrë të tillë që të keni mundësinë për të shkarkuar të gjithë energjinë tuaj negative, dhe në të njëjtën kohë mund të merrni prej tij dhe një suport psikologjik, i cili mund të jetë shumë i nevojshëm për ju. Flisni vazhdimisht me të sa herë që ndjeheni keq, mos tentoni të mbani gjithçka brenda vetes, pasi ngarkoni veten emocionalisht dhe nuk bëni gjë tjetër veçse mund të krijoni situata të tensionura në familjen tuaj. Në momentet që ju ndjeheni e ngarkuar, do të ishte më mirë për ju sikur të shkëputeshit për pak kohë nga ai ambient dhe më pas ju siguroj që do të ndjeheni më mirë dhe ndoshta do të keni më shumë forca. Këto janë momente shumë të vështira për t'u kapërcyer nga gjithsekush prej nesh, ndaj është e këshillueshme që individi të ndajë sa më shumë emocione me të tjerë për t'u ndjerë më i lehtësuar në vetvete.

Pasiviteti
më pëlqen
Jam një djalë në
klasën e 11-të të shkollës së mesme dhe do të doja të ndaja me ju shqetësimin tim. Prindërit e mi shpesh më kritikojnë ashpër për sjelljet apo veprimet e mia, që sipas tyre nuk janë aspak të një djali normal të moshës time. Të qëndruarit vetëm, pa u përfshirë asgjëkund, më fal një qetësi të brendshme që as vetë nuk arrij ta kuptoj. Shkolla, mësimet, zhurmat, përballjet me shumë njerëz, për mua janë stresuese dhe më duket sikur nuk jam i aftë të përballoj çdo sfidë të ditës, ose më mirë nuk dua të vendos veten time në vështirësi boshe. Në fundjavë jam i qetë dhe asgjë nuk më bezdis, përveç fjalëve të prindërve të mi, ndërsa fillimi i javës deri të premten për mua është jo pak e ngarkuar.
Psikologe
Rezarta Basha
I dashur lexues! Nga ajo që unë kuptoj nga letra juaj, është së ju jeni duke përjetuar një gjendje të ngarkuar psikologjike, çka ju pengon për të kryer aktivitetet tuaja normalisht. Është për t'u vlerësuar fakti që ju keni kuptuar gjendjen tuaj dhe tashmë doni të dilni prej saj. Sigurisht që jo çdo gjë mund të normalizohet brenda një dite, por do të ishte shumë më mirë për ju që të filloni të ndryshoni stilin tuaj aktual të jetës në mënyrë graduale. Duhet të përpiqeni që fillimisht të filloni të dilni më shumë nga shtëpia dhe të përfshiheni në bisedat me bashkëmoshatarët apo familjarët tuaj dhe të mundoheni që vëmendja të jetë në nivelet maksimale për t'u shkëputur sadopak nga monotonia që ju ka kllapuar. Nga ana juaj kërkohet shumë vullnet dhe përkushtim, pasi jo çdo gjë rikuperohet në një kohë të shkurtër. Çdo ditë përpiquni të dilni nga shtëpia me një plan të parapërcaktuar dhe kërkoni ato aktivitete që për ju kanë paraqitur gjithmonë interes e ku ju e gjeni veten shumë mirë. Në qoftë se do të vazhdoni të qëndroni në shtëpi, nuk do të bëni gjë tjetër vetëm do të përkeqësoni gjendjen tuaj psikologjike, ndaj ju duhet më shumë kurajë për të dalë nga kjo gjendje.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » psikologu
Page 1 of 11
Search: