Pagjumesia (Insomnia) - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Pagjumesia (Insomnia)
Pagjumesia (Insomnia)
KosovaPcDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 6:49 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Cfare eshte Insomnia?

Insomnia eshte crregullimi i regjimit te gjumit , veshtiresi per te rene ne gjume dhe per te qendruar ne gjume. Pacientet qe vuajne nga Insomnia kane keto simptoma:

•Veshtiresi per te rene ne gjume
•Prishje te gjumit shume here gjate nates dhe veshtiresi per te shkuar serisht ne gjume
•dalja e gjumit heret ne mengjes
•ndjehen te lodhur kur zgjohen

Llojet e Insomnias

•Insomnia Primare. Kur pacientet kane probleme me gjumin pa patur ndonje problem mjekesor tjeter.
•Insomnia Sekondare. Ku pacientet nuk mund te flene per shkat te ndonje shqetesimi mjekesor (azma, depresion, kancer) kane dhimbje, jane ne disa ilace te caktuar ose ndodhen nen influencen e ndonje substance tjeter (p.sh. alkolit).

Insomnia Akute dhe ajo Kronike

Pagjumesia varion ne sa shpesh dhe sa kohe zgjat. Mund te jete per periudhe te shkurter (akute) ose per periudha te gjata (kronike). Gjithashtu mund te shfaqet edhe me hope, duke patur periudha te tera kur pacienti nuk ka probleme me gjumin. Insomnia akute quhet kur nje person ka probleme per nje nate deri ne nje jave, Ndersa kronike quhet kur personi ka probleme pagjumesie tre dite ne jave per nje muaj ose me teper.

Shkaqet e Insomnias

•DIsa nga shkaqet e pagjumesise akute jane;
•Stress i madh ne jete (ndryshimi apo humbja e vendit te punes, vdekje ne familje, divorci , etj)
•Shqetesim emocional ose fizik.
•Faktore te ambjentit, zhurmat dritat, temperaturat (nxehte ose ftohte) qe nderhyjne ne gjume.
•Disa lloj mjekimesh mund te ndikojne tek gjumi (mjekimet e azmes, alergjive, ilacet per depresioni, per te ftohtin, per tensionin e gjakut)
•Prishja e orarit te gjumit (psh kur ndryshon shtet, ose kur ndryshon orarin e turnit te punes)

Shkaqet e Pagjumesise kronike

•Depresioni ose ankthi
•Stresi kronik
•Dhimbje ose shqetesim naten
Simptomat e Insomnia

Disa nga shenjat e insomnias jane:

•Pergjumesi gjate dites
•Te ndjehurit i lodhur ne pergjithesi
•Irritim
•Probleme me perqendrimin ose me memorien

Diagnostifikimi i Insomnias

Mund te behet nga mjeku juaj, dhe mund te perfshije nje egzaminim fizik, historine mjekesore dhe historine tuaj te gjumit. Mund tju kerkohet nga mjeku qe te mbani nje ditar per nje jave ose dy per orarin e gjumit dhe si ndjeheni gjate dites. Gjithashtu mjeku mund te kerkoje nje interviste me personin qe flini per te mesuar cilesine dhe sasine e gjumit tuaj. Ne disa raste egzaminimet ne qendra te specializuara per gjumin mund te jete e nevojshme.

Kurimi i Insomias

Pagjumesia akute nuk eshte e nevojme te trajtohet me ndonje ilac. Zakonisht nje regjimit i rregullt gjumi eshte efektiv. Ne qofte se pagjumesia ju pengon funksionimin normal gjate dites, atehere mjeku mund tju rekomandoje ilace qe ndihmojne gjumin, zakonisht keto jane ne doza te lehta dhe me efekt te shkurter per te mos shkaktuar pergjumje gjate dites. Evitoni blerjen dhe pirjen e ilaceve te gjumit sepse mund te kene efekte dytesore dhe perdorimi i tyre per nje kohe te gjate ben qe te humbasin efektin.

Kurimi i pagjumesise kronike behet duke kuruar shqetesimet mjekesore qe e shkaktojne si psh dhimbja. Ne qofte se insomnia vazhdon pas trajtimit te problemeve mjekesore atehere mjeku mund te sugjeroje nje terapi per regjimin e gjumit. Regjimi eviton veprimet qe mund te shkaktojne pagjumesi, dhe meson pacientit si te praktikoje veprime pozitive per gjumin. (teknika per relaksim, etj.)

Zakone te mira per te fituar mbi pagjumesine

Ja disa keshilla per te mundur insomnian dhe per te mundesuar nje gjum sa me te plote, gjithashtu te quajtur dhe “higjena e gjumit”:

•Perpiquni te shkoni ne te njejten ore per te fjetur dhe zgjouni ne te njejten ore. Marrja e dremkave gjate dites nuk rekomandohet sepse mund tju mbaje zgjuar gjate nates.
•Evitoni konsumin e Kafeines, Alkolit dhe Nikoties gjate pasdites. Kafeina dhe Nikotina jane simulante dhe ju pengojne qe te flini. ALkoli mund te shkaktoje nderprerje te gjumit gjate nates dhe prish cilesine e gjumit.
•Beni ushtrime fizike por jo para se te flini sepse mund te simuloni trupin per te qendruar zgjuar. Ekspertet mendojne qe nuk duhet bere aktivitet fizik me vone se 3 ore para gjumit.
•Mos hani rende para gjumit, ne te kundert Dicka e lehte mund te ndihmoje.
•Ndiqni nje regjim relaksimi para gjumi, lexoni nje liber, degjoni muzike apo beni nje banje.
•Mos e perdorni krevatin per asnjegje tjeter pervec se gjumit dhe seksit.
•Ne qofte se nuk mund te flini apo nuk jeni pergjumesh cohuni dhe beni ndonje aktivitet te vogel.
•Ne qofte se vrisni mendjen dhe shqetesoheni per gjera te ndryshme, beni nje liste me ato gjera qe keni per te bere para se te shtriheni per te fjetur qe te mund te qetesoheni kur te jeni ne krevat.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Pagjumesia (Insomnia)
Page 1 of 11
Search: