LEXO.LEKURA - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » LEXO.LEKURA
LEXO.LEKURA
EdiDate: E Dielë, 05.Dhjetor.2010, 0:34 AM | Message # 1
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Myku i lëkurës është një sëmundje e cila lind si pasojë e shtimit të djersës. Si rrjedhojë e këtij fenomeni ulet pehashi i aciditetit të lëkurës, duke krijuar kështu kushte të favorshme të zhvillimit të mykut, që janë shkaktare të sëmundjes mykotike. Zakonisht, nga kjo sëmundje preken njerëz që bëjnë profesione të ndryshme dhe që janë të detyruar të mbajnë këpucë, siç janë ushtarakët, policët dhe disa profesione të tjera. Myku shfaqet kryesisht midis gishtave të këmbëve, por nuk mund të përjashtohen edhe vende në pjesë të ndryshme të trupit. Personat, të cilëve iu është krijuar myku, në fillim kanë skuqje në vendin e shfaqjes së tij, çarje të lëkurës dhe iu krijohen disa flluska që pas disa ditësh zverdhen, pra qelbëzohen dhe kështu shfaqen shenjat e infeksionit. Kjo mund të quhet dhe një myk i infektuar. Për të kuruar një pacient që ndodhet në këtë gjendje, fillimisht duhet trajtuar në dy pista që janë: shkaku i shfaqjes së kësaj sëmundjeje dhe e dyta infeksioni dytësor.

Kujdesi
Sipas mjekëve, gjatë stinës së verës, një kujdes i veçantë duhet treguar gjatë ekspozimit në diell, i cili nuk duhet që t’i kalojë caqet e tij. Kujdes duhet të kenë gratë, pasi në këtë stinë rrezikon t’iu shfaqet lukusi i inflamatodës, diskozës ose i gjeneralizuar. Gjithashtu, rrezikohen të shfaqen edhe disa njolla të bardha në fytyrë dhe në duar. Këtu veçohen edhe disa sëmundjet infektive, sidomos tek fëmijët e vegjël. Kjo ndodh për shkak të qëndrimit në zona të papastra, që janë lënë në mëshirë të fatit. Vendet ku ka mbeturina pa kriter, në plazhe apo zona turistike, janë tepër problematike dhe shkaktojnë sëmundje infektive. Të njëjtin efekt mund ta japin edhe ambientet e ujit të papastër në disa zona, ku sasia e mikrobeve e kalon dyfishin apo trefishin e mikrobeve. Në ambientin e ndotur me mbeturina, shkak për fillimin e infeksioneve mund të bëhen edhe mushkonjat dhe mizat e ndryshme. Tek fëmijët me lëkurë të dobët fizikisht dhe dermatologjikisht, sëmundjet janë më të predispozuara për t’u shfaqur. Kështu, shenjat shfaqen në fytyrë, në duar me flluska të vogla në fillim të ujshme, të cilat më vonë infektohen. Më vonë ato acarohen dhe këto sjellin një temperaturë të lartë. Këtu lind nevoja e paraqitjes tek mjeku më i afërt.

Klima
Klima e nxehtë dhe e lagësht përbën një faktor risku për marrjen e infeksionit. Përveç kësaj, plazhi dhe pishinat ndikojnë në shfaqjen e formave të caktuara të mykut të lëkurës. Në përgjithësi sëmundjet mykotike prekin gati njëlloj të gjithë ata që ekspozohen ndaj faktorëve shpërthyes. Preken të dy sekset, por më tepër seksi mashkull sesa femër. Kjo shpjegohet me faktin se këto të fundit janë më pak të ekspozuara ndaj ambienteve që favorizojnë këto infeksione, si për shembull, aktivitetet sportive, higjiena jo e përsosur, mënyra e veshjes etj. Për sa i përket moshës, sëmundjet mykotike të lëkurës takohen më tepër tek të rriturit e më pak te fëmijët. Faktorët predispozues për shfaqjen e sëmundjes klasifikohen në të jashtëm dhe në të brendshëm. Ndër faktorët e jashtëm përmenden: përdorimi i rrobave të përbashkëta, si këpucë, pantofla, kapele, rroba sintetike të ngushta, këpucë plastike, të cilat krijojnë mikroklimë të disfavorshme dhe e bëjnë lëkurën më të ndjeshme ndaj infeksionit. Ndërsa si faktorë të brendshëm, më kryesori është mosha, pasi vihet re se shfaqja e këtyre sëmundjeve rritet me rritjen e moshës. Faktorë të tjerë të brendshëm janë dhe disa sëmundje: diabeti, mbipesha, pacientët që trajtohen me kortizonikë imunosupresore (për sëmundje të tjera).

Si dëmtohet lëkura
Një bashkëpunim i shkencëtarëve të Universitetit të Mjekësisë në Berlin dhe Universitetit kanadez të McMaster në realizimin e një studimi të ri, ka treguar se stresi mund të shkaktojë sëmundje inflamatore të epidermës dhe të dobësojë qelizat e sistemit imun të organizmit. Studimi i publikuar në revistën American Journal of Pathology pohon se stresi nxit infeksionet dhe shton shkallën e problemit duke rritur aktivitetin e qelizave imune, gjë që çon në shfaqjen e infeksioneve, në vend që ta mbrojë lëkurën. Lëkura paraqet barrierën e parë mbrojtëse të organizmit nga infeksionet e ndryshme, e cila në raste të caktuara mund të ketë efekt irritues dhe kjo ndodh kur qelizat e sistemit imun të lëkurës janë reaktive, me ç’rast mund të shkaktojnë sëmundje inflamatore të lëkurës (të tilla si dermatit atopik apo psoriazë).

Kremi i buzëve shkakton infeksion
Shpesh gjatë periudhës së dimrit njerëzit përdorin krem për zbutjen e buzëve sa herë që lëkura e tyre thahet ose plasaritet. Por shkencëtarët pranë universitetit të Alabamës paralajmërojnë se lyerja e tepruar e buzëve me krem mund të bëhet shkak për infeksione. Ata tregojnë se kremi zbut lëkurën dhe e bën atë të pambrojtur nga bakteret dhe viruset e shumta. Pikërisht për këtë arsye ata këshillojnë që sasia e kremit ose pomadës kundër plasaritjeve të buzëve duhet të kufizohet në maksimum dhe mundësisht ky produkt të përdoret vetëm gjatë një moti tepër të ftohët.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » LEXO.LEKURA
Page 1 of 11
Search: