Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jeten - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jeten
Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jeten
EdiDate: E Dielë, 05.Dhjetor.2010, 11:41 PM | Message # 1
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Ka kohe qe mbipesha trupore shikohet si e demshme per shendetin, por dy studime te
reja mjekesore arrijne ne perfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe ne
pakesimin e viteve te jetes.
Shkencetare amerikane dhe holandeze njoftojne se mbipesha trupore shkurton
jetgjatesine. Per arritjen e ketij perfudnimi shkencetareve iu deshem disa vjet
studimi te hollesishem te ceshtjes.
Ekspertet prane universiteteve ne Birmingham te Alabames dhe Johns Hopkins ne
Maryland shqyrtuan te dhenat e grumbulluara prej vitesh nga sondazhet e agjencive
federale mbi shendetin mes dhjetra mijera njerezve.
Doktor David Allison prane universitetit te Alabames thote se synimi i studimit
ishte per te percaktuar ndikimin qe ka mbipesha ne jetegjatesine e njeriut.
Te dhenat e njoftuara ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise tregojne se jeta
e personave me mbi peshe trupore mund te shkurtohet 20 vjet, nese mbipesha fillon
rreth moshes 20 vjecare.
Gjithashtu nje grua e re zezake me mbipeshe trupore mund te humbase 4 deri 5 vjet te
jetes se saj, ndersa nje grua e races se bardhe po me mbipeshe trupore mund te
humbase nga 5 deri 8 vjet. Gjendja keqesohet per burrat. Nje burre i races se bardhe
me mbi peshe te madhe trupore mund te jetoje 12 vjet me pak, ndersa nje i ri zezak
ne te njejtat kushte te mbi peshes trupore mund te jetoje 20 vjet me pak./AL/
Edhe nje studim i shkencetareve holandez, botuar ne revisten amerikane, Analet e
Mjekesise arrin ne te njejtin perfundim pas shqyrtimit te te dhenave shendetsore te
rreth 3 mije e 300 personave te perfshire ne studimin 55 vjecar te institutit
Framingam ne shtetin Massachusets. Ne studim thuhet se ne pergjithesi, personat 40
vjecare me mbi peshe trupore jetojne 7 vjet me pak sesa personat te se njejtes moshe
por me peshe trupore normale.
Autoret e studimit thone se rastet e mbi peshes trupore jane me te perhapura ne
vendet e industrializuara dhe rekomandojne qe masat parandaluese dhe trajtimi i
ketij problemi te behet perparesi e institucioneve shendetsore.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Mbipesha e Madhe Trupore Shkurton Jeten
Page 1 of 11
Search: