Depresioni - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Psikologjia » Depresioni
Depresioni
KosovaPcDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 5:27 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë.

Depresioni – një sëmundje gjithëtrupore

{mosimage}
Çka është depresioni?

Depresioni (latinisht depressere, depressus: i ngjeshur, shtypur poshtë) është një nocion komplex për simptome të shumëllojshme. Depresioni përfshin: emocionet, kognicionin, motoriken, motivacionin si dhe gjëndjen vegetative. Depresioni është gjendje sëmundjeje, gjatë të cilës vjen deri tek një mërzi e pikëlluar e lidhur me gjendje frike, shqetësim i brendshëm si dhe pengesa në të menduarit dhe në gjumë. Të menduarit është i ngadalësuar dhe sillet (fiksohet) kryesisht rreth një teme. Zakonisht rreth temës së shikimit të çdogjëje nga ana negative, pra domethënë rreth asaj, se sa keq është, se sa e dëshprueshme është situata e tanishme, në të cilen gjindet një përson, dhe sa e pashpresë është ardhmëria. Shumë persona depresiv kanë ndjenja faji dhe mendime, ide të mëkatimit, të cilat mund të ngriten deri në gjendje delusive. Flasim edhe për detyrim të brengosjes, sepse detyrimisht mendohet përherë rreth mendimeve të njëjta negative. Pengesat në gjumë në njërën anë shprehen në vështirësi për të fjetur, në një sjellje të penguar të fjetjes pa ndërprerje me zgjuarje të përsëritur dhe në anën tjetër me zgjuarje të hershme. Për këtë arsye gjumi përjetohet si i pamjaftueshëm dhe shumë sipërfaqësor dhe në mëngjes nuk sjell freskim e as çlodhje. Madja mëngjesi është shpesh koha më e keqe për pacientët depresiv, pasi që kryesisht në mëngjes ata ndihen veçanërisht shumë keq. Kah dreka gjendja mund të përmirësohet dhe në mbrëmje të jetë relativisht e durueshme. Kjo ndjenjë veçanërisht e mjerueshme në mëngjes pas zgjimit psikologët e quajnë “ulje e mëngjesit.”

Çka nuk janë depresionet ?

{mosimage}Duhet patur kujdes, sepse jo secili disponim i pikëlluar do të thotë se është depresion. Depresionet dallohen nga pikëllimi ashtu që depresivët janë të paaftë që të gëzohen rreth diçkaje dhe kanë edhe vështirësitë më të mëdha të marrin vendime. Shpesh nuk munden për asgjë më të vendosin dhe qysh në mëngjes nuk dijnë se a duhet të ngriten apo të qëndrojnë të shtrirë.

Ky dallim mes pikëllimit dhe depresionit mund të vërehet, nëse mirret pjesë në një varrim si person relativisht pak i prekur nga rasti i pikëllimit. Nganjëherë përjetohet që farefisi i afërt pranë varrit gati ligështohen, mirëpo një orë më vonë gjatë drekës së përmortshme kur flitet për jetën e të vdekurit e ndoshta kur dikush madje tregon edhe një anekdotë nga jeta e të vdekurit, atëherë farefisi mund të buzëqeshin, ndonjëherë madje edhe të qeshin.

Kjo për depresivët e rëndë nuk do të ishte e mundshme. Ata nuk do të ishin në gjendje të ndiejnë gëzim apo kënaqësi. Përderisa depresivët kryesisht nuk mund të vendosin, tek të pikëlluarit përjetojmë që kohë të shkurtë pas rastit të pikëllimit mund të marrin vendime befasisht të shpejta dhe të qarta. Një njeri i pikëlluar mundet edhe të argëtohet, ndërsa një njeri i depresionuar rëndë nuk mundet.

Cilat janë simptomet e depresionit?

Depresioni ndikon në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Mund të shkaktojë një numër të madh të simptomeve, të cilat mund të jenë emocionale, fizike, motivacionale, si dhe kogntive. Disa nga simptomat e depresionit vijojnë më poshtë. Pra, personat që vuajnë nga depresioni mund:

*
të ndjehen keq shpirtërisht në shumicën e kohës
*
të kenë mërzi, ndjenjë urrejtje, të jenë gjithmonë nën tension
*
ndjenjë e të qënurit të pavlerë dhe të padobishëm
*
të kenë mungesë të vetësigurisë
*
të jenë të angazhuar me mendime negative / pesimiste
*
të ndjehen të ngurrosur, ndjenjë zbrazëtie dhe të dëshpruar
*
të fajsojnë vetëvetën dhe të ndjehen fajtor për gjëra pa nevojë
*
kanë vështirësi të koncentrohen apo të marrin vendime
*
të jenë jashtëzakonisht të zemëruar dhe të padurueshëm
*
ndryshim ne zakonet e fjetjes, si psh. vështirësia për te fjetur, zgjimi herët, ose fjetja e tejzgjatur
*
ndryshim në mënyrën e ngrënies: hajnë shumë dhe shtojnë peshë ose nuk hajnë mirë dhe humbin peshë
*
nuk kënaqen me aktivitete
*
të humbin interesimin për marrëdhënie seksuale
*
pinë më shumë se zakonisht cigare, alkohol dhe përdorin droga të tjera
*
kanë zvogëlim të energjisë (kanë ndjenjë të humbjes së energjisë)
*
ulje ose humbje e interesit në aktivitetet normale të përditshme
*
kanë ndjenjë e të qënit të lodhur gjithmonë
*
shkëputen nga të tjerët (vetëizolohen), në vend se të kërkojnë ndihmë dhe përkrahje
*
kanë mendime të shkreta dhe pesimiste
*
kanë ose kryejnë akte të vetëlëndimit apo vetëvrasjes (suicid)

Çka ndodh në tru gjatë një depresioni ?
( Si mund të shkaktohet depresini? / Cfare e shkakton depresionin)

{mosimage}

Shkaqet e depresionit varen shumë nga një personi në tjetrin, nuk ekziston vetëm një shkak. Në shumicën e rasteve, depresioni i’a fillon me ngjarjet e jetës, posaçërisht në epizoden e parë të depresionit. Çka ka ndodhur në fëmijërinë tënde mund të ketë veprim të thellë se si ndjeheni për veten këtu dhe tani. Përvojat traumatike, si për shembull sulmet fizike dhe dhunimi, mund ta shkasin depresionin, poashtu edhe kur vdes dikush. Nuk janë vetëm pervojat negative që shkaktojnë depresionin, por se si merreni me ate. Përvojat negative me siguri që kontribuojnë në depresion nëse ndjenjat tuaja përreth përvojave nuk shprehen ose shqyrtohen. Depresioni poashtu mund të ketë lidhje me shkaqe fizike. Ushqimi i dobët, mungesa e aktiviteteve dhe sëmundjet, si gripi mund të ju lenë të ndjenja me depresioni. Përdorimi i shpeshtë i drogës mund të ju shpie në depresion. Prevalenza: Depresioni – një sëmurje e shpeshtë Gratë janë tre herë te dispozuara për tu bërë të depresuara se sa meshkujt. Rreziku më i lartë ndër seksin femër mund te jetë për shkak te ndryshimeve hormonale që vijnë si pasojë e pubertetit, ciklit mujor, menopazes, ose shtatzanisë.
Burrat: Megjithëse rreziku
ndër burra është me i ulet, nder seksin mashkull depresioni mund të kalojë pa u diagnozuar. Kjo vjen për faktin se shumë burra maskojnë semundjën e tyre, me pije alkolike, perdorim drogash, abuzim dhe dhune.Vetvrasja eshte nje rrezik serios nder seksin mashkull qe janë katër herë më të dispozuar te vrasin vetën se sa femrat. Te moshuarit: Personat e moshuar që humbasin njerzit e dashur, qe ndryshojne banesat ose qe semurën mund të kalojnë në depresion. Njerzit e moshuar nuk flasim për ndjenjat e tyre dhe depresionin ndaj duhet patur kujdes në verejtjen e simptomave qe u rradhiten me lart.

{mosimage}Depresivëve duhet t’u bëhet e vetëdijshme, se depresionet bëjnë pjesë tek sëmundjet më të shpeshta. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) në secilën ditë nga depresionet vuajnë 3-5 % e popullsisë botërore. Këta janë çdo ditë 120-200 milionë njerëz. Mundësia që gjatë jetës të sëmuhet nga një depresion vlerësohet në 20-30 %, d.m.th. çdo i treti prej nesh me gjasë kurdoherë në jetën e tij do të sëmuret nga një depresion i rëndë. Nga çrregullimet depresive të lehta e të kalueshme nuk mbetet i kursyer asnjë njeri. Një problem veçanërisht të rrezikshëm paraqet prirja për vetëvrasje. Prirja e suicidit tek depresivët vjen nga ndjenja e mungesës së rrugëdaljes, pesimizmit absolut dhe mungesa e shpresës. Depresionet bëjnë pjesë tek shkaqet më të shpeshta për veprime suicide, qofshin ato suicide apo tentime suicidi. Prandaj është e rëndësishme që tek secili depresiv të dihet, se sa i madh është rreziku i suicidit. Më së miri mund të provohet ai të vlerësohet ashtu që pacientët drejtëpërsëdrejti të pyeten për këtë se sa intensivisht dhe sa shpesh mendojnë në suicid. Kohë të gjatë është përfaqësuar mendimi, se me depresivët nuk duhet të bisedohet për këtë temë, sepse përmes kësaj atyre u sillet ndërmend ideja që të mendojnë në suicid. Kjo është krejtësisht e gabuar, sepse secili depresiv mendon së paku në mundësinë dhe zakonisht e ndien si lehtësim, nëse mundet të flet rreth kësaj.

Trajtimi / Tretmanet

Që nga zbulimi i barnava që ndriçojnë disponimin, të ashtuquajturat antidepresivë, depresionet e çdo lloji munden të trajtohen edhe në mënyrë medikamentoze. Kjo është njëra nga mundësitë e trajtimit që veprojnë më intensivisht dhe më shpejtë. Antidepresivët e ndryshëm ndikojnë në mënyra të ndryshme tek njerëzit e ndryshëm. Nëse ilaçi i shkruar pas disa javësh sipas mendimit tuaj ndikon tejet pak ose ka reaksione tejet të pakëndshme, mos ngurroni që të flitni me mjekun për këtë. Falë lajmërimit tuaj ai mund të zgjedhë një ilaç më të përshtatshëm.Depresioni nuk është një pjesë normale e jetës por është një sëmundje që duhet kuruar sa më shpejtë. Një nga mënyrat e kurimit është ajo nepermjet ilaceve antidepresive. Shumica e pacienteve mund i perdorin ilacet per kohen e caktuar, rezultatet e ilaceve mund te vonojne deri ne dy jave.Është ironike që kur kërkoni ndihmë për depresion, mund të duket si peshë e shtuar që të zgjidhni nga llojet e ndryshme të tretmaneve në kohë kur ju e keni vështirë të merrni vendime. Ka lloje të ndryshme në dizpozicion për tretmane të depresionit. Megjithëatë dizpozicioni i disa tretmaneve mund të jetë e kufizuar, varet se ku jetoni. Njerëzit që e përjetojnë depresionin ishin duhur të zgjedhin lirisht në mes të llojeve të tretmaneve ose kombinimeve të tretmaneve. Praktikisht shumica e njerëzve që shkojnë te mjeku i tyre i përgjithshëm, atyre ju ofrohen ilaqe kundër depresionit si zgjidhje e parë tretmani. Kombinimi i tretmaneve në formë të bisedës dhe ilaqeve (medikamenteve antidepresive) kundër depresionit për shumë njerëz është mënyra më efektive për ta përballuar depresionin. .

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Psikologjia » Depresioni
Page 1 of 11
Search: