Treni arrin shpejtësinë gati 500 km/h - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Treni arrin shpejtësinë gati 500 km/h
Treni arrin shpejtësinë gati 500 km/h
PiratiDate: E Shtunë, 04.Dhjetor.2010, 1:04 AM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

Treni testues i udhëtarëve në Kinë të premten arriti shpejtësinë rekorde prej 486 km/h gjatë një testi të vozitjes para hapjes së linjës së re hekurudhore ndërmjet Pekinit dhe Shangait- njoftoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

Kjo është shpejtësia më e madhe e regjistruar e një treni standard dhe të pamodifikuar të udhëtarëve edhe pse lloje tjera të trenave në disa vende kanë arritur edhe shpejtësi më të madhe.

Televizioni shtetërorë kinez shfaqi pamjet e trenit të bardhë elegant i cili shihet duke kaluar si shigjetë nëpër fushat e gjelbra të Kinës lindore.

Në relacionin e gjatë 1.318 kilometra, rekordi prej 486 kilometra në orë është arritur ndërmjet qyteteve Zaozhuang në provincën Shandong dhe qytetit Bengbu në provincën Anhui.

Treni i ri i shpejtë në relacionin Pekin-Shangai, pritet të fillojë në vitin 2012, ku koha prej pesë orë udhëtimi do të shkurtohej përgjysmë në këtë relacion.

Attachments: 6258104.jpg(37Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Treni arrin shpejtësinë gati 500 km/h
Page 1 of 11
Search: