Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Lajme & Aktualitete » Showbiz & V.I.P » Rezi rreh me grushte Rozin
Rezi rreh me grushte Rozin
GentiDate: E Mërkurë, 08.December.2010, 4:05 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Moderators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

I janë rikthyer historisë së vjetër, duke u bërë në këtë mënyrë protagoniste të një sherri banal që ka përfunduar në dyert e policisë. Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta janë kapur sërish me njëra-tjetrën, ndonëse vetëm dy javë më parë u puthën në emisionin “E diela shqiptare”.
Rezarta, pasi i kishte kërkuar falje një natë më parë në party-n që u organizua pas festivalit “Kënga Magjike”, i dha një të puthur Rozanës gjatës emisionit të Gjebreas. Siç duket, shkak për acarimin e mëtejshëm të situatës është bërë intervista e këngëtares Radi në emisionin “Zonë e lirë”, ku ndër të tjera u shpreh se nuk e njihte Rezarta Shkurtën, pas pyetjes që Arian Çani i bëri në lidhje me të.

Duket se ky nuk është rasti i parë që këngëtarja Rezarta Shkurta përfundon në dyert e policisë, ajo ka pasur edhe më parë një përballje të tillë pas akuzave që ish-shoqja e ngushtë, Afroviti Goge kishte bërë në adresë të saj, dhe për pak desh është sulmuar dhe nga Big Mama.

Pasi mediat shqiptare u interesuan në rajonin e policisë, prej nga ku u shkëput edhe një prononcim i shkurtër prej Rozanës, e cila deri më tani duket të jetë më e dëmtuara në këtë histori. Rozi tregoi se gjithçka kishte për të thënë, e deklaroi në polici, sikundër u shpreh se është në pritje të vendimit që do të marrin organet kompetente.

Sipas raportit të mjekut, Rozana Radit i është dëmtuar keq syri i majtë, si pasojë e dhunës që këngëtarja Shkurta ushtroi mbi të. Madje këngëtarja, përveçse e kishte syrin e mavijosur, pohoi se kishte probleme me shikimin.

Attachments: 1613773.jpg (23.8 Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Lajme & Aktualitete » Showbiz & V.I.P » Rezi rreh me grushte Rozin
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: