Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Receta Gatimi » Shpageta me mish të grirë
Shpageta me mish të grirë
GentiDate: E Shtunë, 04.December.2010, 12:54 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Moderators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Përbërësit për 4 persona:

* 300 gr shpageta
* 400 gr mish i grirë
* 2-3 karota (250 gr)
* 1-2 kungulleshka (250 gr)
* 1-2 qepë
* 2 thalbi hudhre
* 1 spec (200-250 gr)
* 300 gr domate te freskëta, ose nga doza (450gr)
* 200 ml lëng domatesh
* 40-50 gr miell
* 1 kub i koncentruar perimesh
* kripë, pipër i kuq dhe i zi
* 100 ml vaj

Përgatitja:

Qepa e hudhra qërohen e grihën imët, dhe në 50 ml vaj qitën e lehtë kaurdisën. Pastaj shtohet edhe mishi i grirë bashkë kaurdisën edhe për 2-3 minuta, mishit i shtohen 300-400 ml ujë, ena mbulohet dhe mishi zihet për 5- 10 minuta.

Ndërkohë, perimet lahen, qërohen e prehën ne copa të vogla e qiten në mish, shtohen edhe mëlmesat dhe të gjitha zihen për 10-15 minuta.

Ndërkohë, shpagetat qitën në një enë me ujë të valë e me kripë dhe në temperaturë të ultë zihen 9 minuta. Shpagetat e ziera derdhen në kulluese.
Domatet, nëse janë te freskëta, qiten në ujë të valë e përvëlohen për 2 minuta. Pastaj qërohen e prehen në copa dhe bashkë me lëngun e domateve qiten në perime.

Në fund, vaj i mbetur bashkë me miell qiten në një tigan dhe, në temperaturë të ulët, mielli përzihet herë pas herë, dhe si të zverdhët, qitët në tenxhere. Salca e përgatitur me mish e perime zihet edhe 5 minuta, njëkohësisht duke e përzier dhe provuar.

Attachments: 3444007.jpg (25.6 Kb)


Message edited by Genti - E Shtunë, 04.December.2010, 1:11 PM
 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Receta Gatimi » Shpageta me mish të grirë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: