Për 4 vetë Duhen:
- Miell misri 3 filxhanë çaji
- qumësht 4-5 filxhanë caji
- djathë 2 filxhanë kafeje
- gjalpë 2-3 lugë gjelle
- kripë
Gatimi:
Në një enë me gjalpë, shtohet djathi dhe skuqet pak. Pastaj hidhet qumësht dhe pasi merr valë i shtohet miell misri, përzihet me shpejtësi që të mos krijohen kokërriza dhe piqet derisa të shkëputet nga anët e enës dhe të dalë yndyra. Vendoset në pjatë lugë-lugë dhe shërbehet e ngrohtë.