Kjo pjate, e cila pershtatet shume mire me ditet e ftohta qe po kalojme dhe ato qe na presin, nuk mund te mos shijohet nga adhuruesit e mishit te kuq. Keto copeza vici te kaurdisura me perime dhe te shuara me vere te kuqe, mund te shoqerohen fare mire nga nje sallate e fresket apo nga nje garniture jo shume kalorike. Mund t’a gatuani sipas menyres klasike, pra duke e ziere per rreth 1 ore e gjysme, ose ne tenxhere me presion e cila do t’iu kurseje trecerekun e kohes.
Perberesit per 4 persona
800gr mish vici pa dhjam
1 qepe mesatare
1 karrote te madhe
2 dege selino
1 domate te madhe ose 3 luge salce domatesh
1 liter leng te pregatitur me koncentrate vici
1 gote vere te kuqe
4 luge vaj ulliri
pak gjalp
miell
kripe
piper
Lajme dhe presim shume holle qepen, karroten dhe deget e selinose duke i kaurdisur ne nje tenxhere ku kemi shkrire pak gjalp dhe vaj ulliri. I leme ne kete menyre ne zjarr mesatar derisa qepa te behet transparente dhe vazhdojme me pregatitjen e mishit.