Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Rrjeti kompjuterik
Rrjeti kompjuterik
KujtiDate: E Martë, 07.December.2010, 8:13 PM | Message # 1
Toger
Group: Moderators
Messages: 68
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Rrjeti kompjuterik
Kur tërheq diçka nga interneti, IP e kompjuterit që ka nisur kërkesën kalohet nga një server në tjetrin, deri sa arrin tek serveri që ka informacionin e duhur dhe ai server përgjigjet me dokumentin e kërkuar. Është njësoj sikur të hidhje në postë një zarf me adresën e dërguesit dhe marrësit.

Rrjeti postar mund të shkëmbejë edhe zarfe që nuk kanë adresën e dërguesit ndërsa rrjetet kompjuterike nuk komunikojnë pa adresën IP të dërguesit dhe marrësit. E vetmja mënyrë për të ruajtur fshehtësinë është që adresa IP e dërguesit të mos jetë e kompjuterit personal, por e një sërvëri ndërmjetës.
Për shembull: Hëna i jep një letër Dritës dhe Drita ia kalon Yllit por nuk i tregon se kush e ka shkruar atë.

Sërvër Ndërmjetës - Proxy
Pra, për të fshehur IP, të duhet të gjesh një sërvër ndërmjetës që të premton se do marrë dhe do dërgojë dokumentat e tua, pa treguar IP e kompjuterit tënd. Sërvëra të tillë quhen proxy anonim. Ki parasysh se jo të gjithë proxy-t janë anonim ose mund të jenë anonim sot por nuk janë nesër, ose mund të fshehin IP por dërgojnë informacion tjetër rreth kompjuterit tënd si psh: çfarë sistemi operativ ke, çfarë shfletuesi përdor, etj. Ashtu siç u përmënd dhe më lart, në disa raste kompania e internetit e ofron vetë këtë shërbim, ndërsa në raste të tjera të duhet të gjesh vetë IP e proxy dhe të konfigurosh kompjuterin që të gjitha komunikimet e tua të kalojnë nëpërmjet proxy-t.

Si të gjesh proxy anonim në internet:
- Hap google.com dhe kërko për "free anonymous proxy" apo Proxy Fresh
Në rezultatet e google, do gjesh shumë faqe me lista të proxeve në vende të ndryshme.
- Zgjidh një proxy të fshehtë (anonim) sa më afër vendit ku jeton. Kopjoe numrin e IP dhe Portën dhe pastaj shko tek start > settings > control panel > internet options. Hap tabelën "connection". Nëse lidhesh nëpërmjet telefonit tek "dial-up" dhe shtyp settings. Nëse lidhesh nëpërmjet DSL ose Cable, shtyp butonin "lan settings"
- Plotëso kutinë "use proxy server" dhe shkruaj IP dhe portën që kopjove në hapat më lart.

Programe për përdorimin e proxy
E keqja është se është e vështirë të gjesh proxe të fshehtë falas dhe IP e tyre ndryshojnë shpesh, prandaj të duhet të përsëritësh shpesh hapat më lart. Për të shmangur këtë problem, përdoren programe që kanë lista të mëdha me proxy-sh të fshehtë dhe konfigurojnë kompjuterin tënd automatikisht me proxy-n më të shpejtë e më të fshehtë.

Faqe ndërmjetëse
Disa proxy kanë eliminiuar nevojën e konfigurimit të kompjuterit dhe të ofrojnë shërbimet duhet përdorur faqen e tyre si faqe ndërmjetëse.
psh: http://www.the-cloak.com/login.html të lejon të futësh adresën e një faqeje interneti të cilën e përpunojnë dhe e shfaqin atë përsëri sikur të ishte faqja e tyre. Psh: Për të hapur Forumin Shqiptar nga proxi i the-cloak.com:
I fshehtë por jo i pagjurmueshëm
Ki parasysh se proxet mund të jenë të fshehtë dhe nuk i tregojnë IP e vërtetë marrësit, por ata përsëri e mbajnë shënim IP e dërguesit me qëllim që të mos mbajnë përgjegjësi nëse ti kryen një krim elektronik (hackon një faqe, vjedh numrat e kartave kreditore, etj). Në këto raste, proxy hapin regjistrat dhe bashkëpunojnë me policinë dhe kompanitë e internetit për të gjurmuar personin që ka kryer krimin. Me pak fjalë, nuk ka proxy që të garanton fshehtësi të plotë, sidomos në vendet perëndimore që kanë ligje të forta për kompanitë e internetit.

Kujdes...
Shërbimet e proxy që ofrohen nga kompanitë e internetit zbatojnë rregullat dhe kontratat që kanë bërë me klientët, ndërsa proxyt falas nuk kanë asnjë kontratë dhe nuk të garantojnë asgjë. Ata vërtet mund të fshehin IP, por ndërkaq mund të përgjojnë e rregjistrojnë faqet që vizitoni dhe informacion tjetër personal. Prandaj përdorni vetëm proxy seriozë e të njohur, që të mos bini nga shiu në breshër.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Rrjeti kompjuterik
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: