Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Dhimbja e dhembit...
Dhimbja e dhembit...
KosovaPcDate: E Martë, 30.November.2010, 6:37 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
.Çfarë duhet te dini

Dhimbja e dhëmbit është zakonisht pasoje e një kaviteti formuar nga dekompozimi i indit të dhëmbit, njohur ne stomatogji si ‘kariesi dhëmbit’. Pastrimi i kavitetit dhe mbushja e tij do të evitonte dhimbjen që më shumë mundësi vjen duke u rritur.

Shkaqet

Kavitetet nisin nga ngjitja e plakës në sipërfaqen e dhëmbit duke formuar kështu ushqim për bakteret. Bakteret dhe disa acide formojnë në sipërfaqen e dhëmbit një mikrokrater që është i predispozuar të mbushet me material të dekompozuar e me kalimin e kohës të depërtoje brenda dhëmbit. Arsye te tjera qe mund të shkaktojnë dhimbje dhembi janë; dëmtim i buzës, krisje e dhëmbit, kontakti me temperatura shumë të larta ose të ulëta, infeksion i dhëmbit ose i sinuseve, si dhe pas ndërhyrjeve të ndryshme tek ato.

Simptomat (Shenjat)

Dhimbja mund të jetë e mprehte, termike ose pulsuese. Mund të shfaqet me seanca, të përfshije gjithë gojën ose vetëm një pjese te saj. Ushqimet e ftohta ose të nxehta, kafshimet e bluarjet mund të rrisin dhimbjen. Simptoma të tjera të mundshme përfshijnë temperaturë dhe fryrje te mishit të dhëmbëve.

Çfarë duhet të bëni

Derisa të mund të konsultoni një dentist, përdorni mjekime qetësuese si acetaminophen apo ibuprofen për të qetësuar dhimbjen. Vaji i karafilit (Sysygium aromaticum) mund të jetë efikas. Pastroni mbetjet ushqimore nga kaviteti me një kruajtëse dhëmbësh. Lyeni një copë pambuk me të e vendoseni te dhembi duke treguar kujdes të mos prekni gjuhen. Mund të vendosni kompresa me akull mbi nofull e të eviton të nxehtat sepse mund të shtojnë dhimbjen. Për te evituar një tjetër atak dhimbjeje, kontrolloni dhembet tuaj çdo 6 muaj, lajini 2 here në dite e përdorni fill dentar një herë në ditë. Por kujdes, mos përdorni alkool ose aspirinë direkt mbi dhembin që ju dhemb sepse shkakton acarim të mishrave të dhëmbëve.

Kontaktoni dentistin tuaj nëse keni rritje temperature apo keni rritje të dhimbjes. Kërkoni ndihme te menjëhershme nëse keni fryrje në fytyrë, nofulla, faqe, sy ose qafe.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Dhimbja e dhembit...
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: