Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » nje kancer
nje kancer
EdiDate: E Shtunë, 04.December.2010, 0:08 AM | Message # 1
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Email


Kanceri i prostatës - Joga - Dieta mesdhetare ndihmon trurin
« : Mars 19, 2009, 08:00:09 PD »

Kanceri i prostatës - Joga - Dieta mesdhetare ndihmon trurin
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës, Uashington
17-03-2009

Një analizë e re për diagnostikimin e kancerit në prostat

Gjatë një simpoziumi organizuar nga korporata amerikane Gen-Probe në San Diego, një grup shkencëtarësh shpallën se kanë zhvilluar një mënyrë të re për analizën e urinës, që mund të përmirësojë dukshëm diagnostikimin e kancerit në prostat. Gjatë kësaj analize, mjekët shqyrtojnë imtësisht dy gjene të ndërlidhur a bashkuar me njëri-tjetrin. Kjo ndërlidhje ndodh tek rreth 50 përqind e pacientëve me kancer në prostat. Gjatë studimit shkencëtarët morrën në shqyrtim burra që dyshoheshin se kishin kancer në prostat dhe zbuluan se analiza e urinës ishte më e saktë se sa analiza e gjakut për të parashikuar praninë ose mungesën e këtij lloj kanceri.

Çdo vit, mbi 200 mijë amerikanë diagnostikohen me kancer në prostat. Mënyra e tanishme për diagnostikimin e këtij kanceri është një analizë gjaku e quajtur PSA, që kryhet një herë në vit për të matur nivelin e një proteine. Tek pacientët me kancer në prostat, niveli i kësaj proteine shënon rritje.

Por analiza PSA shpesh është e pasaktë, prandaj shkencëtarët menduan që krahas analiizës së gjakut të shtonin edhe analizën e urinës për të parashikuar më mirë se cili nga pacientët ka kancer në prostat dhe cili tumor është më i prirur për t’u rritur e përhapur.

Gjatë kësaj analize, shkencëtarët përpiqen të gjejnë qeliza që kanë dy gjene të bashkuar a të ndërlidhur me njëri tjetrin.

Gjatë studimit me pjesmarrjen e 500 burrave që dyshohej se kishin kancer në prostat, analiza e urinës doli 85 përqind e suksessshme në klasifikimin e personave që nuk kishin shenja kanceroze. Gjithashtu, nëpërmjet kësaj analize të urinës, shkencëtarët arritën të zbulonin kancer në prostat në 42 përqind të rasteve.

Shkencëtarët thonë se gjatë analizës së urinës, tek burrat që u zbulua se kishin gjene dyshe në gjakun e tyre, gjasat ishin që tumorët në prostat të ishte më agresiv e më të ndjeshëm ndaj hormoneve dhe këta pacientë kishin nevojë për trajtim të menjëherëshëm.

Analiza e re tani po i nënshtrohet tani studimeve të tjera dhe ende nuk ka filluar të kryhet në klinika. Por mjekët shpresojnë se studimet në proces do të tregojnë se kjo analizë do të përbëjë një mjet të vlefshëm për zbulimin e kancerit të prostatës dhe përcaktimin e shkallës së agresivitetit të tumorit.

Dieta mesdhetare ndihmon edhe trurin

Ndjekja e një diete të llojit mesdhetar mund të ndihmojë mbrojtjen e trurit nga plakja. Shkencëtarët morrën në shqyrtim një grup të moshuarish me funksion normal mendor dhe një grup tjetër të moshuarish që kishin probleme. Ekspertët vunë re se personat që përdornin më shpesh ditetë me shumë perime e me pak yndyrna kishin më pak gjasa të prekeshin nga dobësimi i funksioneve mendore, përfshi pakësimin mundësisë për t’u prekur nga alcajmeri.

Dihet se njerëzit që ndjekin dietë mesdhetare, e cila përfshin perime, nënprodukte drithërash, peshk dhe yndyrna të shëndetëshme si vaji i ulliri, preken më pak nga sëmundje të zemrës dhe diabeti. Studimi i ri lë të kuptohet se kjo lloj dietë mund të ndihmojë edhe trurin.

Mjekë nga universiteti Kolumbia morrën në shqyrtim mbi 1 mijë e 800 persona mbi moshën 65 vjeçare, shumë prej të cilëve në fillim të studimit kishin një funksion normal mendor. Rreth 25 përqind e pjesmarrësve kishin probleme me kujtësën në një shkallë të moderuar. Gjatë 5 vjetëve, personat që ndoqën më shpesh dietën mesdhetare kishin më pak gjasa t’u prekur nga dobësimi i funksioneve mendore. Ata që në fillim të studimit nuk kishin probleme me kujtesën dhe ndoqën dietë mesdhetare, pakësuan 28 përqind rrezikun e humbjes së moderuar të kujtesës. Ndërsa ata që ndoqën këtë dietë dhe në fillim të studimit kishin probleme me kujtësën në një shkallë të moderuar, në përfudnim të këtij studimi ishin 48 përqind më pak në rrezik që gjendja e tyre të shndërrohej në alcajmer.

Shkencëtarët thonë dieta mesdhetare ka të mira të shumëfishta - ndihmon mbrojtjen e trurit, ndikon në uljen e nivelit të sheqerit dhe kolesterinës në gjak dhe pakëson rastet e pezmatimeve në organizëm.

Joga zbut dhimbjet që shkakton kanceri

Sipas statistikave, rreth 16 milionë amerikanë praktikojnë jogën - ushtrime fizike e mendore që e kanë prejardhjen nga India më shumë se 3 mijë vjet më parë. Gjithashtu, shumë amerikanë i përdorin ushtrimet e jogës si mënyrë alternative për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Ashtu si praktika tjetër lindore mjekësore, akupunktura, edhe joga shpesh përdoret për të shëruar trupin e trurin. .

Mendo jogën dhe imazhet që krijohen janë; shtriqje të tejskajëshme, pozicione fizike nga më të çuditëshmet, djersë e sforcime.

Por studentët e jogës në qëndrën mjekësore Beth Israel në Nju Jork nuk janë praktikantë të zakonshëm. Brad Rothchild, 39 vjeçar, baba i tre fëmijëve, vitin e kaluar u diagnostikua me kancer. Instruktorja e jogës, Shana Kuhn Siegel e udhëheqë Bradin në një program që synon zbutjen e dhimbjeve të shkaktuara nga kanceri. Kjo nuk është kurë, por Shana shpreson joga mund të pakësojë dhimbjet dhe t’i qetësojë pacientët.

Ky program është pjesë e projektit Karan Beth Israel që administratorët e spitalit e filluan me një fond prej 850 mijë dollarësh, dhuratë e stilistes së njohur Donna Karan.

Doktor Udson Merrell pranë spitalit Beth Israel thotë se ky projekt siguron një terapi joge disa orëshe në ditë për 86 pacientë me kancer të këtij spitali. Në se ky projekt del me sukses, doktor Merrell thotë se ekzistojnë plane që terapia e jogës të përhapet në mbarë spitalet e Amerikës.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » nje kancer
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: