Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Cfare eshte diabeti?
Cfare eshte diabeti?
KosovaPcDate: E Martë, 30.November.2010, 6:44 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Diabeti eshte crregullimi i metabolizmit te trupit – i menyres se si trupi jone perdor ushqimin e tretur per tu rritur apo per energji. Pjesa me e madhe e ushqimeve qe hame transformohet ne glukoze, forme sheqeri ne gjak. Glukoza eshte burimi kryesor i energjise ne trupin e njeriut.

Pas tretjes glukoza kalon ne gjak dhe nepermejte tij u serviret qelizave qofte per rritje apo per energji. Per te thithur glukozen qelizat kane nevoje per insuline. Isulina eshte nje hormon i cili prodhohet ne Pankreas , nje gjender e madhe mbrapa stomakut. Kur ne hame Pakreasi prodhon automatikisht sasine e duhur te insulines per te kaluar glukozen ne qeliza. Tek Diabetiket pakreasi ose nuk prodhon insuline aq sa duhet , ose e prodhon ate ne sasi shume te medha ose qelizat nuk i pergjigjes sic duhet leshimit te insulines. Sasi te medha glukoze akumulohen ne gjak dhe dalin jashte trupit nepermjet urines. Keshtu edhe pse gjaku mund te permbaje sasi te medha glukoze , trupi humbet burimin me te madh te energjise sepse kjo glukoze nuk mund te vihet ne perdorim.

 
KosovaPcDate: E Martë, 30.November.2010, 6:44 PM | Message # 2
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
A mund te ruhem nga Diabeti?
Meqenese egziston nje lidhje midis te qenit mbipeshe dhe diabetit te tipit 2, mund ti pakesoni shancet e semurjes nga Diabeti ne qofte se ruani nje trup te shendetshem dhe mbani nje peshe normale te trupit. Kjo gje eshte shume e rendesishme sidomos ne qofte se keni histori familiare me Diabetin
 
KosovaPcDate: E Martë, 30.November.2010, 6:45 PM | Message # 3
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Simptomat – shënjat e llojit të dytë të Diabetit

Niveli i lartë i sheqerit në gjak

Etje e madhe, urinim i shpeshtë dhe shikim i turbullt. Sheqeri i lartë në gjak krijohet gjatë disa orëve, në disa raste gjatë ditëve kështu që duhet ti trajtoni shënjat që në fillim para se të bëhen serioze dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak

Në qofte se jeni duke marrë insulinë ose mjekime nga goja per diabetin si glipizide (Glucotrol), glimepiride (Amaryl), ose glyburide (DiaBeta, Glynase, ose Micronase) , mund të keni nivele të ulta të sheqerit në gjak. Glyburide qëndron më gjatë në gjak, kështu që ka më shumë shance që të shkaktojë ulje të nivelit të sheqerit.

Shënjat e nivelit të ulët të sheqerit në gjak përfshijnë djersitje, dobësi, dhe uri. Trajtimi i menjëhershëm i nivelit të ulët të sheqerit ndihmon në moshumbjen e ndjenjave, gjë që ndodh me nivelet shumë të ulëta te sheqerit në gjak.

Shënjat e komplikimit

Simptomat e komplikimit të diabetit janë:

•Dhimbje ne gjoks, mos ngopje me fryme gjate aktiviteteve fizike ose atak ne zemer, tromboze, ose dhimbje si shtrengim ne kofshe, kembe, ose ne te ndenjturat, te cilat ndodhin gjate aktivitetit fizik dhe shkakton ndryshim te ngjyres se lekures, ulje te ndjeshmerise se saj dhe ngerç. Keto jane shenja te komplikacioneve ne damaret kryesore ose semundje macrovasculare.
•Dhimbje si djegje, mpirje, ose enjtje te duarve ose kembeve te cilat mund te sinjalizojne demtim te nervave. Kur behet fjale vetem per nje nerv (focal neuropathy) , mund te keni simptoma vetem ne nje pjese te trupit. Nje shembull eshte shikimi dopjo, i cili ndodh kur diabeti ndikon funksioni e nervave qe kontrollojne muskujt e syrit.
•Nje plage qe nuk sherohet apo qe duket e infektuar, mund te tregoje per demtim te eneve te gjakut qe funizojne ate zone
•Shikim i turbullt apo i crregull, parja e mizave, flash dritash, ose pulla te medhaja qe pluskojne, te kuqe ose te zeza, ose siperfaqje te medha qe duken sikur jane qime qe pluskojne, rrjeta merimange ose dhimbje ne sy. Keto gjera mund te sinjalizojne diabetic retinopathy.
•Fryrje te barkut kronike, perzjerje , te vjella, diarre, dhimbje te barkut, mund te sinjalizojne gastroparesis te lidhur me diabetic autonomic neuropathy
•Djersitje e madhe ose reduktim ne djersitje, ndjenja e marramendjes ose dobesise kur uleni apo ngriheni njeheresh, veshtriresi per te ndjere kur fshikeza e urines eshte plot ose veshtiresi per ta zbrazur plotesisht, probleme me ekesionin ose tharje te vagines, ose moskuptimi kur keni hipoglycemi (nivel te ulet te sheqerit). Edhe keto shenja mund te tregojne qe keni diabetic neuropathy.
Demtimi i veshkave nuk jep ndonje shenje deri sa gjendja te jete teper e rende. Kur ndodh kjo gje atehere mund te shihni fryrje te pjeseve te ndryshme te trupit, duar kembe etj. Testimi i proteinave ne urine eshte e vetmja menyre per te pare nqs ka demtim te veshkave.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Cfare eshte diabeti?
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: