Edi | Date: E Dielë, 05.December.2010, 11:41 PM | Message # 1 |
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
| Ka kohe qe mbipesha trupore shikohet si e demshme per shendetin, por dy studime te reja mjekesore arrijne ne perfundimin se mbipesha trupore luan rol edhe ne pakesimin e viteve te jetes. Shkencetare amerikane dhe holandeze njoftojne se mbipesha trupore shkurton jetgjatesine. Per arritjen e ketij perfudnimi shkencetareve iu deshem disa vjet studimi te hollesishem te ceshtjes. Ekspertet prane universiteteve ne Birmingham te Alabames dhe Johns Hopkins ne Maryland shqyrtuan te dhenat e grumbulluara prej vitesh nga sondazhet e agjencive federale mbi shendetin mes dhjetra mijera njerezve. Doktor David Allison prane universitetit te Alabames thote se synimi i studimit ishte per te percaktuar ndikimin qe ka mbipesha ne jetegjatesine e njeriut. Te dhenat e njoftuara ne revisten e shoqates amerikane te mjekesise tregojne se jeta e personave me mbi peshe trupore mund te shkurtohet 20 vjet, nese mbipesha fillon rreth moshes 20 vjecare. Gjithashtu nje grua e re zezake me mbipeshe trupore mund te humbase 4 deri 5 vjet te jetes se saj, ndersa nje grua e races se bardhe po me mbipeshe trupore mund te humbase nga 5 deri 8 vjet. Gjendja keqesohet per burrat. Nje burre i races se bardhe me mbi peshe te madhe trupore mund te jetoje 12 vjet me pak, ndersa nje i ri zezak ne te njejtat kushte te mbi peshes trupore mund te jetoje 20 vjet me pak./AL/ Edhe nje studim i shkencetareve holandez, botuar ne revisten amerikane, Analet e Mjekesise arrin ne te njejtin perfundim pas shqyrtimit te te dhenave shendetsore te rreth 3 mije e 300 personave te perfshire ne studimin 55 vjecar te institutit Framingam ne shtetin Massachusets. Ne studim thuhet se ne pergjithesi, personat 40 vjecare me mbi peshe trupore jetojne 7 vjet me pak sesa personat te se njejtes moshe por me peshe trupore normale. Autoret e studimit thone se rastet e mbi peshes trupore jane me te perhapura ne vendet e industrializuara dhe rekomandojne qe masat parandaluese dhe trajtimi i ketij problemi te behet perparesi e institucioneve shendetsore.
|
|
| |