Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Alkooli dhe demet
Alkooli dhe demet
EdiDate: E Dielë, 05.December.2010, 11:42 PM | Message # 1
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Pervec duhanit nje ves tjeter i demshem eshte edhe alkooli. Edhe ky ves eshte shkaktar i nje vargu te gjere semundjesh duke filluar qe nga aparati tretes, melcia, pankreasi e deri ne demtime te pakthyeshme te sistemit nervor qendror. Ne melci alkooli i konsumuar shkakton demtime te qelizave hapatike, demtim qe progreson ne kohe dhe qe varet nga doza e konsumuar per dite dhe nga vecorite fiziologjike te individit. Keshtu eshte vertetuar se sasia e rrezikshme alkoolit eshte ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli qe permban pije dehese), ndersa perdorimi 100-150 gr. alkool ne dite, con brenda nje periudhe 10-vjecare ne ceroze. Nga ana tjeter eshte vertetuar edhe shkencerisht se per shkak te fiziologjise femrat demtohen shume me shpejt se meshkujt per te njejten sasi alkooli te konsumuar. Njerezit qe pijne prej vitesh alkool, qe nuk ndjejne as gje papritur nje dite gjenden para nje fakti te hidhur, melcia e tyre ka marre fund, eshte kthyer ne nje melci cerotike, ose kane shqetesime te lehta qe nuk ja vene veshin, por bukur mire ata bejne puthjen e pare me vdekjen. Edhe pankreasi peson demtime nga alkooli. Perdorimi i zgjatur i alkoolit e demton ne menyre kronike pankreasin deri ne ate shkalle sa ai nuk arrin te sekretoje sasine e duhur te enzimeve per te kryer te plote procesin e tretjes se ushqimeve. Eshte vertetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) ne dite predispozon per demtime, ndersa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birre per nje periudhe 6-12 vjet jep ne menyre te sigurt demtime te pankreasit. Konsumimi per nje kohe te shkurter i nje sasie te madhe pijesh alkoolike rrezikon per pankretit akut qe mund te coje deri ne rrezikimin e jetes se personit ne fjale. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e te dehurit, ne te cilen sistemin nervor qendror nuk arrin te kontrolloje veprimet e vullnetshme, apo te pavullnetshme te personit ne fjale. Por, demi me i madh vjen nga perdorimi afatgjate. Eshte vertetuar se per cdo 1 liter alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, te parikthyeshme te trurit. Keshtu qe perdoruesit kronike te alkoolit, me kohe e cojne personin drejt demences (shizofreni, marrezi), degjenerimit mendor (matufjepjes) etj. Pra, alkooli demton pa perjashtim te gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.

Lufta kunder ketyre veseve

Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish per te luftuar perdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojne sasi te medha parash per reklama kundra tyre, nxjerr ligje per mosperdorimin e duhanit ne vende publike, apo per mos perdorimin e alkoolit perpara moshes 21-vjec, krijon te ashtuquajturat Dite Botrore kundra duhanit, sic eshte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolitetj. Por, c`ndodh ne te vertete? Sa me shume shpenzohen para neper reklama kundra duhanit, aq me shume rritet perdorimi i tij. Duhani dhe alkooli nuk jane te demshem per shendetin e perdoruesve, por edhe per xhepin e tyre. E sa shpenzohen para ne duhan e alkool? Gjithashtu, duhanpiresit i bejne dem edhe personave qe gjenden rreth tyre. Bashkshortja e nje duhanpiresi eshte 30% me e rrezikuar per kancer se ajo, e vete nje duhanpiresi etj. Ndersa, femrat jane me te predispozuara qe t`u demtohen kordat zanore nga perdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thene shkurt iu trashet zeri. Koheve te fundit eshte lansuar edhe bari amerikan kunder duhanit. Sipas hulumtimeve, me ndihmen e ketij preparati gjysma e duhanxhinjeve do te kene sukses ne nderprerjen e duhanit, ndersa nje e treta e tyre nuk do ti kthehen brenda nje viti. Kuptohet se, duhet pasur parasysh se ai eshte vetem bare, por jo cudi. Per lenien e ketyre dy veseve (duhanit dhe alkoolit) do t`iu ndihmoje vetem ajo nese jeni absolutisht te sigurte se keto dy vese do t`i takojne se kaluares.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Alkooli dhe demet
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: