Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Psikologjia » STRESI - SJELLJA ANORMALE
STRESI - SJELLJA ANORMALE
TinaDate: E Dielë, 22.May.2011, 4:20 PM | Message # 1
Private
Group: Checked
Messages: 2
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

PERSONALITETI
-Vlerësimi i personalitetit është me rëndësi të madhe në shumë fusha të psikologjisë.Personaliteti përkufizohet si modelet e dallueshme dhe të qëndrueshme të sjelljes dhe njohjes që karakterizojnë përshtatjen në jetë.Çdo matje e personalitetit duhet të jetë e vlefshme,e besueshme,e standardizuar dhe praktike.Vëzhgimi i sjelljes së një personi në situata të përditshme për një periudhë kohe mund të ndihmojnë në të kuptuarit e personalitetit

STRESI
-Stresi është gjdo gjë që ushtron kërkesa ndaj të cilave ne duhet të përshtatemi.Ai mund të shkaktohet prej rreziqeve fizike ose kërcënimeve psikologjike.Presioni ndodh kur përpiqemi shumë për të plotësuar kërkesat që ushtrohen mbi ne nga të tjerët dhe nga vetvetja.Ankthi është një ndjenjë e paqartë frike dhe shqetësimi për të ardhmen dhe shpesh është një reagim emocional ndaj stresit.Fakti se sa stres përjetojmë varet nga stresorët në jetën tonë,nga karakteristikat e personalitetit dhe nga aftësitë perballuese.Njerëzit që mësojnë se sjellja e tyre është jo efektive në arritjen e qëllimeve dorëzohen dhe përjetojnë paaftësinë e fituar për të ndihmuar veten.
psikologjia e shëndetit---synon të kuptojë ndikimet psikologjike në gjendjen shëndetësore të njerëzve.Përballimi i stresit i orientuar në zgjedhjen e detyrës përfshin zgjidhjen realiste realiste të problemit që shpie te stresi.

SJELLJA ANORMALE
-Kur një individ nuk është në gjëndje t'i përshtatet si duhet jetës së përditëshme,ai vuan nga ndonjë qrregullim.Format më të lehta të sjelljes anormale quhet qrregullime të ankthit.Gjendjet anormale më të rënda përfshijnë depresionin dhe skizofreninë.Një person mund të quhet anormal në qoftë se ai ose ajo sillet në mënyrë të quditshme në një formë që devijon në mënyrë të ndieshme nga norma.Një sjellje e tillë mund të shfaqet nëpërmjet iluzioneve (të besuarit në gjëra të paqena),halucinacioneve (ndjesi shqisore që nuk kanë lidhje me mjedisin e vërtet përreth),dhe frikës ose riteve të pazakonta që nuk i shërbejnë asnjë qëllimi të dukshëm.

ANKTHI
-Zakonisht përkufizohet si një ndjenjë jo e theksuar frike dhe pasigurie.Ankthi mund të quhet si një frikë ndaj kërkesave që i bëhen një individi kur ai nuk e di me saktësi c'janë këto kërkesa.Personi vetë,në përgjithësi,nuk ka një ide të qartë për arsyen e vërtet të ankthit.Në fakt prirja është për ta shmangur të menduarit për frikën,sepse një gjë e tillë veqse e shton atë.Te personi me gjendje ankthi shpesh zhvillohen sjellje të caktuara ritualistike,që e ndihmojnë për të ulur ankthin përkohësisht,por që në fakt i shtojnë problemet,sepse nuk i zhgjidhin ato.

ÇREGULLIMET E GJENDJES SHPIRTRORE
-Kur një person provon një prishje të theksuar të humorit dhe të ekuilibrit emocional atëher mund të themi se ai person ka qrregullime të gjendjes shpirtërore.Kur emocionet qëndrojnë në një pikë të ulët gjatë gjithë kohës dhe ne humbasim interesin për jetën,kjo do të thotë se po kalojmë një gjendje depresioni. -Depresioni madhor-karakterizohet nga një gjendje e rënë shpirtërore dhe trishtim që shoqërohet me ndjenjën e fajit dhe te qenit i pavlefshëm.Depresioni mund të variojë në mënyrë të dukshme nga pikëpamja e seriozitetit të gjendjes.Në formë të lehtë është normale që njerëzit të ndjehen depresivë,kur ata dështojnë në arritjen e një qëllimi,apo kur u vdes ndonjë i afërt.Njerëzit kalojnë në gjendje depresive kur ata kanë probleme në punë,probleme bashkëshortore,ose kur ndjehen të pazotë për diqka që duan të bëjnë.Simptomë tjetër mund të përfshijnë:prishjen e gjumit,rënien në pëshë,këputjen,ndjenjen e fajit të kotë ose atë të qenit i pavlefshëm dhe mendimet rreth vdekjes dhe vetëvrasjes.Këto simptome shfaqen në një periudhë të paktën dy javore.Personat të cilët janë në depresion të thellë e përshkojnë veten e tyre,si të trishtuar dhe të pashpresë.Problemi më i madh i depresionit është mundësia për të kryer vetëvrasje.

Attachments: 0299485.jpg (15.0 Kb)


Message edited by Tina - E Dielë, 22.May.2011, 4:26 PM
 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Psikologjia » STRESI - SJELLJA ANORMALE
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: