Binjaket siameze Krista dhe Tatiana janë të ngjitura në kokë dhe ndajnë të njëjtin tru. Megjithatë, ajo që ka mahnitur ekspertët e mjekësisë është fakti se Tatiana sheh nëpërmjet syve të Kristinës dhe e kundërta. Binjaket katërvjeçare nga Kanadaja janë të ngjitura në talamus, pjesë e trurit e cila përcjellë funksionet motorike deri tek korja e trurit. Në këtë mënyrë motrat munden t’ia “dëgjojnë” njëra tjetrës mendimet dhe të shikojnë me sytë e njëra tjetrës.