Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Shkenca, dhjete pyetjet pa pergjigje
Shkenca, dhjete pyetjet pa pergjigje
PiratiDate: E Shtunë, 04.December.2010, 1:09 AM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

“Royal Society”, akademia shkencore më prestigjioze e botës, do të festojë 350-vjetorin, duke propozuar temat e së ardhmes. Nga ndërgjegjja, te numrat prim, shkrimtarë dhe shkencëtarët do të prezantojnë enigmat që duhen zgjidhur në tre shekujt e ardhshëm

Një numër i madh studiuesish të mbledhur në një dhomë, të vendosur për të bashkuar forcat, për të kuptuar botën që i rrethonte përmes eksperimenteve dhe vëzhgimeve të ndryshme: me pak fjalë, përmes shkencës. Ishte 30 nëntori i vitit 1660. Pikërisht në atë ditë u krijua “Royal Society”, akademia më antike dhe më prestigjioze e shkencës, e frymëzuar nga fjalët e Francis Bacon, i cili synonte t’i bënte njerëzit të ndriçonin planetin përmes njohjes. 350 vjet më vonë, përvjetori do të festohet mes debateve, mbledhjeve dhe publikimeve. Artin Rees, profesor astronomie dhe presidenti i “Royal Society”, përfiton nga rasti për të treguar se cilat janë zbulimet që njeriu mund të bëjë në 350 vitet e ardhshme. Cilat janë pyetjet e reja, që shkenca duhet t’u përgjigjet?

Me ndihmën e kolegëve, shkrimtarëve, intelektualëve, presidenti i “Royal Society” ka caktuar disa dhjetëra prej tyre që i ka publikuar në një artikull në gazetën “Guardian”. Shumë prej pyetjeve të pyetësorit i përkasin kozmosit. Dyshimet nisin me pyetjen “nga vijmë” apo “ku do të shkojmë”. Një tjetër dyshim lidhet me faktin se çfarë kishte ndodhur para Big Bang-ut? T’i përgjigjesh nuk ka kuptim, sepse ashtu siç mbështet edhe astrofizikani Stephen Hawking, krijuesi i teorisë së vrimave të zeza, Big Bang nuk kishte hapësirë, as kohë, ndaj pyetja nuk ka kuptim. “Është e vështirë të pranohet”, thotë Joan Bakewell, shkrimtar, autor dhe një prej bashkëhartuesve të listës me dhjetë pyetje. Sipas tij “faktin se materia është krijuar nga asgjëja mendja jonë e ka të vështirë ta pranojë”. Po a do të arrijë shkenca të shpjegojë në mënyrë bindëse çfarë do të thotë që hapësira është e pafundme? Andrew Motion, një poet i famshëm i Mbretërisë së Bashkuar, tregon: “E dimë që hapësira nuk ka limite dhe që universi vazhdon të zgjerohet, por deri ku mund të arrijë?”. Këto dhe pyetje të tjera, shkenca i konsideron ende pa përgjigje. Gjithsesi pjesërisht mund t’u jepet shpjegimi. Në vitin 1660, pjesa më e madhe e botës ishte një vend i panjohur, tregon presidenti i “Royal Society”, e që atëherë shkenca ka bërë progrese të mëdha, ka zgjeruar njohjen në çdo lloj fushe. Por mbetet ende shumë për t’u eksploruar. Kemi ende shumë pyetje pa përgjigje.

Çfarë është ndërgjegjja?
“A do të kuptojmë ndonjëherë gjithçka për ndërgjegjen? Ndoshta jo”, thotë Kathy Sykes, pedagoge shkencash në Universitetin e Bristolit dhe bashkëdrejtuese e “Cheltenam Science Festival”. Tani jemi të detyruar të përdorim trurin për të kuptuar funksionimin e tij, por shpresoj që në rrjedhën e jetës t’i afrohemi më shumë faktit për të zbuluar se rreth kujt dhe cilët jemi në të vërtetë.

Çfarë kishte para Big Bang-ut
Sipas gazetares Joan Bakewell: “Të deklarosh, ashtu siç bëjnë disa shkencëtarë, se para Bing Bang-ut nuk ekzistonte hapësira dhe koha, del se pyetja nuk ka kuptim. Është e vështirë të pranohet dhe na bën të mendojnë se materia është krijuar nga asgjëja. Po atëherë, nëse ekzistonte një lloj kaosi i hershëm i modeluar pastaj nga dora e Zotit në univers, nga e ka pasur origjinë ai?”.

Si do ta përballojmë bumin demografik botëror?
“Mund të flasim sa të duam për energjinë e rinovueshme dhe agrikulturën e qëndrueshme, por më e rëndësishme nga të gjitha temat është ajo e popullsisë”, thotë shkrimtarja Tracy Chevalier. Mbi këtë fakt, shumë njerëz ende heshtin. E dimë që riprodhimi është një e drejtë njerëzore që duhet mbrojtur fort. Por herët ose vonë duhet të ndërhyjnë. Do të vijë një moment kur shtimi i madh i numrit të popullsisë do ta bëjë planetin të pabanueshëm”.

A do të kalojmë nga prodhimi i masës në prodhimin individual?
Sipas shpjegimit të dhënë nga fizikani. Mark Miodownik i “King’s College” të Londrës “ekziston një risi teknologjike e laboratorëve shkencorë të universiteteve që mund të shkaktojnë një revolucion industrial. Quhet printeri 3D. Ai lejon prodhimin e një objekti fizik direkt nga projekti i dizajnuar në kompjuterin tuaj. Për momentin, është në fillim, por mendoni për të ardhmen: përse të blejmë një telefon kur mund ta dizajnojnë dhe prodhojmë vetë?”.

A ekziston një rend në numrat prim?
“Për më shumë se 2000 vjet, matematicienët kanë luftuar për të treguar sekretin e numrave prim”, thotë Arcus du Sautoy (autor i “Enigma e numrave prim”). “Ekziston një rregull që na ndihmon të gjejmë një interval mes njërit dhe tjetrit? Çdo brez ka kontribuar me nga një kapitull në odisenë tonë për të kuptuar këta numra thelbësorë. Tani është ndjesia se përgjigjja për enigmën e numrave prim mund të jetë shumë afër, më në fund”.

A do ta pushtojë botën mendimi racional shkencor?
Brian Cox, fizikan i Universitetit të Mançestertit dhe Cernit tregon: “Mendoj se vetëm kur pjesa më e madhe e popullsisë do të kuptojë metodat e shkencës dhe do të pranojë guidën që ofrohet nga kërkimet që bazohen në evidencë, atëherë do të jemi në gjendje të ndërtojmë një botë më të sigurt, të qetë dhe paqësore. Edukimi shkencor duhet të jetë parimi mbi të cilin duhet të mbështetet e ardhmja jonë”.

Si mund ta garantojmë mbijetesën e specieve tona?
“Ky është konteksti ku do të asistojmë me zbulimet më të mëdha”, tregon John Sulston, i cili drejton studimet e “Royal Society” mbi popullsinë dhe planetin. “Do të jemi në gjendje të mbijetojmë vetëm duke menduar në mënyrë më të thellë dhe kolektive se sa jemi mësuar të bëjmë. Shkencat e natyrës duhet të punojnë bashkë me shkencat sociale dhe qeveritë për të arritur rezultate”.

A do të arrijmë ta shpjegojmë konceptin e pafundësisë?
“Ideja se hapësira nuk ka fund logjikisht duket e pamundur”, thotë poeti Andrew Motion. “Si nuk mund të ketë limite në hapësirë? Dimë që universi po zgjerohet gjithmonë e më shumë, por lind pyetja se drejt kujt. Çfarë e zëvendëson hapësirën që ishte zënë nga universi?”.

A do të mundemi të regjistrojmë atë që ndodh në trurin tonë, siç regjistrojmë programet në televizor?
Do të doja shumë të riprovoja diçka domethënëse, siç është rënia në dashuri”, thotë shkrimtari Lionel Shriver. “Do të doja të regjistroja ëndrrat e mia, t’i shoh përsëri imazhet, t’i kthej pas në kohë. Sigurisht nëse personat e tjerë ‘do të transmetonin’ regjistrimet e të tjerëve në mendjet e tyre, teknologjia do të gjendej përballë problemeve të reja dhe sigurisht zhdukjes së privatësisë”.

A do t’i arrijë njerëzimi yjet?
Në 100 vitet e ardhshme do të kemi njohur limitet e sistemit tonë diellor dhe do t’i kemi ekspozuar falë robotëve”, shprehet Piers Sellers, astronaut i NASA-s. “Robotët do të arrijnë të parët yjet dhe çdokush mund t’i shohë në sallonin e tij. Pastaj do të vijohet me njerëzit, edhe pse ende nuk dihet se si do të mbahen në jetë, për shkak të distancës së kohës së kërkuar”.

Attachments: 8825388.jpg (8.8 Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Shkenca, dhjete pyetjet pa pergjigje
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: