Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Anglezi qe beson se eshte ari polar
Anglezi qe beson se eshte ari polar
PiratiDate: E Martë, 30.November.2010, 10:03 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Ekzistojnë shumë mënyra për ta sensibilizuar opinionin publik mbi ngrohjen globale. Lewis Pugh, 40 vjeç, ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale: misioni i tij është të notojë në ujëra shumë të ftohta, për “të vënë theksin” te ndryshimet klimatike dhe pasojat dramatike për ekosistemin. Në fund të majit, aktivisti-notar britanik përshkoi me not, stil i lirë, një kilometër të liqenit Pumori, pranë maleve Everest, në një lartësi prej 5300 metrash. Pugh notoi në ujin e ngrirë 22 minuta e 51 sekonda, shenjë kjo kundër shkrirjes së akujve të Himalajeve. Gjatë katër viteve të fundit, sipërmarrjet e Lewis kanë bërë xhiron e botës: në 2006-n notoi në lumin Tamgi në Angli, pas një viti mori një rekord sepse kishte notuar gjatë në pesë oqeanet e planetit. Në vitin 2008 zgjodhi Polin e Veriut, si vendin simbolik të emergjencës ambientale: pas një notimi të bukur, përshkoi oqeanin Arktik me kajak, së bashku me Robbie Hedgus, drejt akullit detar, për t’i treguar botës se si ajo shtresë gjigante akulli po shkrihet në mënyrë drastike. “Para dy vitesh, 23 për qind e kësulës polare arktike ishte zhdukur, prandaj vendosa ta bëja këtë notim simbolik në majë të botës, në një vend ku duhet të mbretërojë vetëm akulli, por që në të vërtetë ai po shkrin dhe me një shpejtësi marramendëse madje. Mesazhi është ky: ndryshimet klimatike janë të vërteta dhe duhet të bëjmë diçka. Tani”!

Për momentin nuk e dimë se cili do të jetë angazhimi i radhës, por jemi të sigurt se do të ndodhë shumë shpejt. Si gjithmonë, kjo iniciativë e radhës do të shërbejë për t’i tërhequr vëmendjen botës mbi ndryshimet e ekosistemit. Nëse dëshironi të dini se kush është Lewis Pugh, mjafton t’i hidhni një sy kurrikulumit të tij për të bërë ndonjë parashikim, si për shembull ndonjë zhytje në Groenlandë. Lewis Gordon Pugh, i lindur në Plymouth në vitin 1969, është burri i parë që e ka merituar titullin “Grali i Shenjtë” i notarëve të lartësisë. Lewis është një notar ekstrem, e vetmja qenie njerëzore që para se të zhytet në ujërat e ftohta të Tokës, arrin ta ngrejë temperaturën e trupit me dy gradë Centigradë. Pasioni i tij për të notuar në ujëra të ftohta e ka ndihmuar të thyejë të gjitha rekordet.
“Problemi është se teoria e ndryshimit klimatik shpesh herë është shumë e ndërlikuar, sepse njerëzit e rrugës mund ta kuptojnë ndryshe”, shpjegon ai. Nga ana tjetër, studiuesit nuk janë gjithmonë në sintoni me njëri-tjetrin, të dhënat ndryshojnë, politikanët ndërhyjnë shumë edhe aty ku nuk u takon, prandaj njerëzit ngatërrohen. “Ata nuk janë konfuzë kur shohin dikë që noton në Polin e Veriut”.

Ishte korriku i vitit 2007. Lewis vendosi të zhytej në ujërat e Polit të Veriut, për të treguar që ekosistemi i Arktikut “po vuan”, që shkrirja po ndodh vërtet, madje është e dukshme. Temperatura e ujit ishte 1,7 gradë. Lewis e përballoi këtë sfidë duke respektuar rregullat e “Channel Swimming Association”: veshi kostumin, vuri kufjet dhe syzet e ujit, pastaj u nis. U hodh nga një ajsberg dhe notoi rreth një kilometër në ujin e ftohtë nën zero gradë për 18 minuta e 50 sekonda. Askush përpara tij nuk kishte guxuar kaq shumë, dhe ndoshta askush nuk do të përpiqet të matet me të. “Para se të zhytesha, në mendjen time mbizotëronte vetëm frika. Uji poshtë ka ngjyrë të zezë dhe brenda sheh të notojnë copa të bardha akulli”, kujton Lewis. Është një kontrast pothuajse surreal.

“Sa kohë do trupi i ngrirë të përfundojë në fund të oqeanit, nëse diçka shkon keq?”, mendon ndonjëherë Lewis. Megjithatë ai thotë se nuk është kjo mënyra për t’i përballuar sfidat. “Përpiqem t’i ç’rrënjos ato mendime nga koka, përqendrohem te muzika e ‘iPod’-it dhe bëhem paksa agresiv, natyrisht duke e kontrolluar veten”. Mesa duket, kjo metodë funksionon. Lewis nuk ka përfunduar në fund të oqeanit, por ka paguar një çmim: gishtat e tij janë ënjtur si salsiçe dhe për katër muaj humbi ndjeshmërinë e duarve. “Dëmet më të mëdha janë ato psikologjike: pas një eksperience si kjo, mendohesh dy herë para se të provosh përsëri të kapërcesh limitet e tua”, thotë ai. Parimi i tij është ky: “Mendje e shëndoshë, në trup të shëndoshë”. “Nëse nuk ndjek ëndrrat e tua, do të përfundosh duke ndjekur ëndrrat e dikujt tjetër”, i tha një herë një shokut të tij. “Mua më pëlqen të notoj dhe dua ta vazhdoj misionin tim deri në fund të jetës sime”, thotë me thjeshtësi. Në vitin 2003, Lewis vendosi ta linte punën dhe të notonte “me kohë të plotë” për të tërhequr vëmendjen e njerëzve për planetin tonë të sëmurë.

“Duhet zgjedhur një taktikë për çdo situatë. Njeriu nuk mund të vazhdojë t’i bëjë gjërat siç i ka bërë deri në atë moment. Është e lehtë të thuash: ‘Oh sa ujë i ftohtë’! Nuk jam trembur kurrë nga ftohtësia, madje e inkurajoja gjithmonë veten duke thënë se kam provuar gjëra më të frikshme”.
Në fakt, trupi i njeriut nuk është krijuar për të notuar në ujëra aq të ftohta. Mjafton të kujtosh pasagjerët e “Titanikut” që ngrinë në ujë, temperatura e të cilit ishte 5 gradë. Pugh ka notuar në ujë me temperaturë më të ulët: 1,7 gradë. Sipërmarrjet e tij janë natyrisht interesante edhe nga pikëpamja mjekësore. Një shkencëtar nga Universiteti i Kejp Taunit e ka quajtur Pugh-un “termogenesi anticipatoria”, duke iu referuar aftësisë së tij për ta rritur me dy gradë temperaturën e trupit para se të zhytet në ujërat e ftohta, një fenomen që nuk është regjistruar te qeniet e tjera njerëzore.

 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Anglezi qe beson se eshte ari polar
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: