Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » 10 keshilla se si te kurseni para
10 keshilla se si te kurseni para
PiratiDate: E Martë, 30.November.2010, 10:03 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Secili prej nesh ka një mënyrë të vetën për të kursyer para, por jo të gjithë arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. Për dorëlëshuarit, sajti amerikan “ehow.com” ka hartuar një sistem të përbërë prej dhjetë pikash të thjeshta, të cilat të mësojnë se si të shpenzosh më pak të holla, gjë që në këtë periudhë krize nuk është vetëm e sigurt, por edhe e nevojshme. Dihet që muajt më të mirë për të kursyer para janë gjatë verës, jo kur jeni me pushime, por kur qëndroni në shtëpi. Gjatë asaj periudhe keni më pak stres pune dhe më pak miq rreth e rrotull me të cilët të dilni darkave, apo të bëni pazar. Përveç kësaj keni edhe gjithë kohën e botës në dispozicion për t’u ulur në tavolinë dhe për të bërë llogaritë.
Paratë nuk mjaftojnë kurrë, megjithatë mund të fitoni duke marrë ndonjë shpërblim të vogël në punë, ose duke gjetur diçka tjetër e cila është më e thjeshtë për t’u realizuar. Për të pasur më shumë para në dispozicion, duke mbajtur të pandryshuar standardin e jetesës, do të mjaftonte të kursenit pak më shumë, pa e tepruar me koston e blerjeve, sidomos për produktet e përditshme që blihen më shpesh. Ka shumë nga ata që besojnë se për të shpenzuar më pak është e nevojshme të blihen produkte të një cilësie të ulët, por nuk është kështu. Sot është e lehtë të gjesh produkte cilësore me çmim të ulët, sepse të gjitha aktivitetet tregtare, madje edhe një dyqan i vogël poshtë shtëpisë, bëjnë oferta speciale dhe ulje çmimesh. Kështu, për të kursyer, gjithmonë pa hequr dorë nga cilësia, është e nevojshme të dini ku ta blini produktin që keni nevojë.
Ja dhjetë këshillat e nevojshme:

1. Në fillim duhet të analizoni situatën tuaj ekonomike: të shkruani në një fletore të gjitha shpenzimet tuaja ditore, duke shënuar vendin, paratë e shpenzuara dhe kohën e kryerjes së verimit. Llogaritë duhet të jenë të detajuara, pra shënoni gjithçka: biletat e autobusëve, kafetë, madje edhe qindarkat e shpenzuara sa andej-këndej. Gjithçka që del nga xhepi duhet shkruar e zezë mbi të bardhë.

2. Hapi i dytë është ndarja në fund të javës së parë e shpenzimeve në bazë të produkteve të tepërta, ato të përdorshme por jo të nevojshme, dhe ato të domosdoshme. Shuma e dy kategorive të para do ju tregojë sa mund të kurseni gjatë shtatë ditëve të ardhshme.

3. Natyrisht që nuk mund të jetohet vetëm me produktet të cilat janë shumë të nevojshme. Edhe librat, kinemaja, teatri, një aperitiv në bar me miqtë janë të rëndësishme, por vetëm kini kujdes, mos e teproni, sepse rregulli mund të prishet.

4. E hëna. Mund të filloni të zgjidhni një ditë të javës, të parën për shembull, që nuk do të shpenzoni asnjë qindarkë. Do të jetë një ditë me shpenzime zero. Asnjë blerje për të ngrënë, asnjë kafe, gazetë, apo xhiro në supermarket (sepse është mirë që tundimet të shmangen gjithmonë).

5. Një këshillë tjetër është që të bëni kujdes me buxhetin. Tërhiqni nga bankomati aq të holla sa ju nevojiten dhe shtrëngojeni dorën duke blerë vetëm produktet më të nevojshme gjatë javës. Kartën e kreditit është mirë që ta mbyllni në një sirtar.

6. Pasi keni provuar një ditë duke mos shpenzuar asgjë, mund t’ia arrini sërish. Sekreti fshihet tek organizimi: shpenzimi, për shembull, duhet bërë duke sjellë ndërmend që gjatë atyre ditëve nuk është e domosdoshme të shkosh në supermarket, te bukëpjekësi, të darkosh në një restorant, apo të porositësh picë në shtëpi. Provoni t’i rezistoni tundimit.

7. Tregojuni të tjerëve (qofshin miq ose kolegë) se është diçka e mirë po të sforcohen që ta shtrëngojnë pak dorën: kjo është deklaratë e rëndësishme, me të cilën u tregoni të tjerëve se po bëni një përpjekje të rëndësishme, por edhe një kërkesë apo tentativë pikërisht gjatë ditëve me kosto zero.

8. Nëse nuk keni llogari bankare, atëherë ju vjen në ndihmë derri prej porcelani: mund të zgjidhni një shifër që dëshironi, pastaj vini mënjanë të hollat që do të shpenzoni gjatë muajit ose javës.

9. Këto janë rregullat e para që duhet të ndiqni për një muaj me radhë. Nëse gjithçka funksionon ashtu siç e keni dëshiruar, mund të mendoni të hidhni një hap tjetër përpara: të arrini për shembull një shifër të caktuar si bonus, pavarësisht parave që keni shpenzuar gjatë ditës. Mund të imagjinoni sikur keni marrë një shpërblim të vogël, ose një pagesë për një punë të kryer.

10. Nëse vazhdoni kështu për gjashtë muaj, duke u rezistuar tundimeve, duke shënuar në fletore çdo shpenzim të bërë për produktet e nevojshme dhe për plotësimin e ndonjë dëshire, jeni në rrugë të mbarë për t’u bërë një kursimtar/e i/e vërtetë.

 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » 10 keshilla se si te kurseni para
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: