Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Ruset, femrat me te zjarrta te Europes
Ruset, femrat me te zjarrta te Europes
PiratiDate: E Martë, 30.November.2010, 10:05 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Janë pikërisht ato që në fakt udhëheqin klasifikimin në Europë, siç tregon një studim i kryer nga një institut holandez rreth zakoneve seksuale të femrave europiane. Plot 59 për qind e grave ruse kryejnë raporte seksuale të paktën një herë në javë, kundër 38 për qind austriakeve, të cilat kanë më pak aktivitet nën “çarçaf”. Që ruset ishin të nxehta, shumë të nxehta, madje të zjarrta, mes të tjerash ishte treguar shumë kohë më parë në të përmuajshmen “Esquire”, në të cilën bëhej një klasifikim i pazakontë i “Olimpiadës së seksit”. Pyetjes për të zgjedhur mes një raporti seksual dhe një përqafimi të ngrohtë, 83 për qind e ruseve që iu përgjigjën sondazhit kishin treguar se preferonin më mirë të kishin një raport të zjarrtë seksual, duke u shkëputur ndjeshëm nga spanjollet me 76 për qind, brazilianet me 72 për qind, gjermanet 69 për qind, anglezet 68 për qind dhe në fund amerikanet me 63 për qind. Kështu, edhe pse Rusia nuk është vendi i të famshmit “Sex and the city” (“Seksi dhe qyteti”), femrat ruse meritojnë medaljen e artë mes të “eturave për seks”. Në vend të dytë, sipas studimit holandez, të cituara në të përditshmen gjermane “Die Welt” renditen gratë e Republikës Çeke (57%). Ndërsa në vend të tretë pozicionohen gjermanet, ku 46 për qind e grave kanë raporte të vazhdueshme seksuale gjatë gjithë javës. Shtetaset e zonjës Merkel, që e kanë moshën mesatare të raportit të parë seksual 16-17 vjeç, nuk duken shumë të informuara ose të interesuara për parandalimin e shtatzënive të padëshiruara dhe vetëm një në pesë gra përdor kontraceptiv. Vendi i fundit u takon austriakeve: vetëm 38 për qind e tyre kanë një ose më shumë raporte seksuale në javë. Megjithatë, domethënia e këtyre rezultateve, sipas ekspertëve, është shumë më komplekse nga sa mund të mendohet. “Të etura për seks” në fakt, për studiuesit nuk është përkufizimi i saktë. Bëhet fjalë pak a shumë për gra që më në fund e kanë mësuar se seksi dhe përkëdheljet janë njëlloj të rëndësishme, ndaj asnjëra nuk mund ta përjashtojë tjetrën. Me pak fjalë, gra të emancipuara dhe më “të lira” në të bërit seks. “Olimpiadat” e “Esquire” kishin marrë shembull konkret se si gratë në përgjithësi tani e kanë ndryshuar konceptin për virgjërinë dhe preferojnë ta humbasin shpejt atë. Mosha mesatare në të cilën humbet virgjëria është 16 vjeç për amerikanet, anglezet, australianet dhe suedezet. Ndërsa presin moshën 17-vjeçare për t‘u bërë “gra” italianet, spanjollet, filipinaset dhe ruset. Kështu, edhe pse më të zjarrta në seks, ruset preferojnë ta nisin këtë aktivitet më vonë se shoqet e tyre. Në sondazhin e bërë nga “Esquire”, në fakt kërkohej të vendosej me një shkallë vlerësimi nga njëshi te dhjeta se sa rëndësi ka për to bukuria e personit me të cilin zgjedhin të ndajnë shtratin. Kështu, ruset u renditën të dytat pas izraeliteve. Ndërsa të fundit në listë ishin femrat polake dhe ato indoneziane. Por nëse femrat ruse djegin nga dëshira për të bërë seks, mos u shqetësoni, meshkujt janë më monogamët në Europë, i mbajnë shumë premtimet dhe arrijnë t‘i kënaqin në çdo aspekt bashkëshortet ose shoqet e tyre. Për pyetjen se “me sa burra keni shkuar në shtrat”, medaljen e artë e kanë marrë brazilianet, ruset dhe izraelitet, me një mesatare prej dhjetë partnerësh, para amerikaneve që kanë pasur rreth nëntë shokë “poshtë” çarçafëve dhe spanjolleve me tetë burra në të kaluarën e tyre. Të fundit në listë kanë qenë italianet dhe polaket, vetëm me pesë burra. Ndërsa për sa u përket raporteve homoseksuale, italianet janë të fundit në një klasifikim të dominuar nga amerikanet (ku 26 për qind kanë pasur raport tresh), ndërsa 43 për qind e femrave australianeve pranonin se kanë pasur raporte lesbike. Në fund, një tjetër fakt interesant: italianet nuk janë të interesuara për pornografinë dhe së bashku me filipinaset janë të vetmet që nuk kanë një vibrator. Në këtë fushë, më “të shkatërruarat” janë amerikanet dhe anglezet, që gjenden në krye të “hit-parade”-it me 46 dhe 45 për qind. Sondazhi tregon gjithashtu se pjesa më e madhe e ruseve pëlqejnë burrat leshtorë dhe të gjitha “vdesin” për frazën “ke sy shumë të bukur”. Por jo vetëm kaq. Femrat ruse janë më të shëndetshmet dhe më të bukurat në Europë. Pas “përqindjes së inteligjencës” vjen edhe “përqindja e mirëqenies” dhe ato që janë në krye janë gratë italiane, të ndjekura më pas nga francezet dhe spanjollet. Ruset dhe italianet i dedikojnë çdo ditë gjysmë ore më shumë kujdesit për veten, sesa shoqet e tyre angleze dhe gjermane. Ato kanë lëkurën më të shëndetshme, flokët që shndrijnë më shumë dhe në mënyrën e ushqyerjes së përditshme nuk kanë asnjë konkurrent. Klasifikimi ka dalë nga një studim i bërë nga shoqëria shumëkombëshe “Calypso”, duke përfshirë në studim 1000 gra nga 10 vende të ndryshme europiane dhe me moshë nga 25 deri në 45 vjeçe. Për sa i përket mirëqenies, “top ten”-i kryesohet nga italianet, të dytat francezet, të tretat spanjollet, të katërtat austriaket dhe të pestat gjermanet. Vazhdojnë renditjen më pas anglezet, suedezet, ruset, zviceranet dhe danezet. Matja e kësaj përqindjeje u përbë nga faktorë të ndryshëm, në gjendje për të vlerësuar kujdesin që gratë tregojnë për sa i përket trupit të tyre dhe në veçanti lëkurës, duarve dhe flokëve. Për sa i përket lëkurës, si ajo e fytyrës, edhe lëkura e trupit te gratë ruse rezultoi e shëndetshme dhe e shndritshme në më shumë se 65 për qind të rasteve; duar të bukura dhe të buta në plot 76 për qind dhe flokë të dendur dhe të shndritshëm plot 80 për qind. Një tjetër parametër i rëndësishëm për të vlerësuar mirëqenien është edhe trupi në përgjithësi. Më shumë për tonifikimin, butësinë dhe atletizmin, sesa për bukurinë dhe rrumbullakësinë e tij, ku francezet dhe spanjollet dominonin. Gjithashtu u vlerësua edhe koha së cilën gratë ia dedikonin çdo ditë kujdesit ndaj vetvetes, ku përfshiheshin edhe zakonet e tyre për trajtimet e ndryshme që bënin. Në vend të parë janë francezet me 65 për qind, gjermanet me 49 për qind, suedezet me 44 për qind, spanjollet me 40 për qind dhe në fund renditen anglezet me 31 për qind. Sipas studimit, femrat italiane i kushtojnë mirëqenies së tyre mesatarisht 40 deri në 50 minuta çdo ditë, kundrejt 45 minutave të francezeve, 35 të spanjolleve dhe holandezeve, 33 të austriakeve, 28 të gjermaneve, 25 të ruseve dhe vetëm 14 minutave të anglezeve. Në fund u pa se italianet pëlqejnë shumë sportin dhe ushqimin e shëndetshëm, ndërsa francezet janë shumë dembele për sa u përket aktiviteteve sportive, spanjollet preferojnë një stil të çrregullt jetese, duke ndenjur jashtë dhe duke u argëtuar deri në orët e para të mëngjesit thuajse çdo fundjavë.
 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Ruset, femrat me te zjarrta te Europes
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: