Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Te turpshmit, gjestet qe i ndihmojne
Te turpshmit, gjestet qe i ndihmojne
PiratiDate: E Martë, 30.November.2010, 10:07 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Tashmë nuk ekziston më bindja që “të flasësh me duar” është një gjest i paedukatë, të cilin e përdor një injorant që është i paaftë të shprehet pa përdorimin e tyre. Ato janë shumë të nevojshme, madje bëjnë diferencën, sidomos te personat e turpshëm.

Dihet që turpi është një kompleks, prej të cilit vuajnë shumë persona. Papritur fytyra merr një skuqje që nuk është e zakonshme, duart dridhen dhe fjalët ngatërrohen nëse je përpara një situate të sikletshme. Këta persona e kanë shumë të vështirë të thonë atë çka “mbajnë” brenda tyre dhe shpesh kjo i bën të ndihen më inferiorë në krahasim me të tjerët. Por shkencëtarët kanë menduar edhe për të lehtësuar disi simptomat e tyre. Ata mendojnë se gjestet i ndihmojnë të turpshmit të zvogëlojnë deri diku kompleksin e tyre përveçse i ndihmon të mendojnë më mirë, të përqendrohen dhe të fiksojnë në kujtesë koncepte të rëndësishme. Kur përdor gjestet gjatë të folurit, ndërsa studion, flet, arrin rezultate më të mira. Këtë e konfirmojnë studimet e reja që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Një orator i mirë në praktikë, duhet të shmangë përdorimin e tepërt të duarve. Në fakt, gjestet janë shumë të rëndësishme për të transmetuar mendime dhe njohje. Frazat të cilat kujtohen më shumë janë ato që shoqërohen nga gjestet domethënëse. Gjestet nuk përdoren vetëm për t’u kuptuar më mirë, por edhe për të ndihmuar veten kur shpjegojmë koncepte të vështira, ose kur kujtesa është nën presion.

Tashmë nuk ekziston më bindja që “të flasësh me duar” është një gjest i paedukatë, të cilin e përdor një injorant që është i paaftë të shprehet pa përdorimin e tyre. Gjestet janë shumë të nevojshme, madje bëjnë diferencën. Kjo është vërtetuar nga një studim shkencor që 70-80 për qind e informacionit, trurit i vjen përmes syve, përmes asaj që shohim. Pra, kjo tregon se gjestet janë komponent i rëndësishëm i komunikimit.

Instinkti që na nxit të bëjmë gjeste është ndër më të fortët: me gjeste bëjnë edhe personat të cilët flasin në telefon, fëmijët e vegjël, të verbrit kur falsin me të verbrit e tjerë.

Edhe liderët politikë përdorin gjestet kur flasin. Presidenti amerikan, Barak Obama, nuk i lë asgjë rastësisë: të gjitha lëvizjet e tij oratore janë të studiuara në tavolinë. Gjestet e tij, zakonisht nga lart-poshtë, u ngjajnë shpesh atyre të një aktori. Sarkozi është Presidenti që e lë veten të tërhiqet nga gjestet më shumë se nga çdo emocion tjetër, prek shpesh hundën, tund krahët, nuk ka frikë të duket më shumë latin dhe mesdhetar sesa një italian ose spanjoll. Berluskoni është shpesh popullor dhe përpiqet të bëjë sa më shumë gjeste, ndërsa kolegu i tij, Zapatero, bën pjesë te kategoria mesatare: gjestet e tij janë të matura dhe konvencionale. Liderët më të kontrolluar janë Kryeministri britanik, Gordon Braun, që shpesh i dridhet dora e djathtë kur është në vështirësi, dhe Kancelarja Angela Merkel, oratore shumë e zonja, e cila përdor gjeste klasike dhe asnjëherë konvulsive, është gjithmonë aq e kujdesshme saqë duket sikur i ka duart e lidhura.

Antropologu Demond Morris, thotë se duart janë për njerëzit, ndërsa shkopi është për dirigjentin e orkestrës. Gjithashtu, ai pohon se gjuha jo verbale përbën 55 për qind të komunikimit, kështu që ia vlen të kënaqësh instinktin dhe ta lësh trupin, sidomos duart, të flasin për ne, ose me ne.

Këto kohë në kanalin televiziv “Fox”, është transmetuar telefilmi “Lie to me”, i cili tregon hetimet e një ish-agjenti të policisë, zbulues i pagabueshëm i gënjeshtrave dhe mashtrimeve: sekreti është të dish të interpretosh dhe të njohësh gjuhën e duarve, që shpesh këto të fundit tregojnë padashur gënjeshtra dhe retiçencë.

Sipas një studimi shkencor të Universitetit të Pitsburgut dhe Universitetit të Çikagos, përdorimi i gjesteve ka një ndikim të rëndësishëm në zhvillim njohës. Studimit iu nënshtruan shumë fëmijë amerikanë dhe europianë. U vërtetua se në të dyja kulturat, fëmijët që përdorin gjestet kanë lehtësi më të madhe në mësime dhe në zhvillimin e gjuhës në përgjithësi.

Një studim tjetër i Universitetit të Çikagos demaskon stereotipin i cili thotë se ata që flasin me duar janë personat të cilët vijnë nga një shtresë e ulët shoqërore. Studiuesit kanë monitoruar 50 familje me fëmijë të cilët nuk kishin shumë kohë që kishin mbushur një vjeç; të vegjlit e shtresës së lartë shoqërore kanë përdorur më shumë gjeste se të tjerët. Gjatë një ore e gjysmë kanë shprehur 24 gjeste domethënëse më shumë se 13 të shprehurat nga fëmijët e familjeve të varfra.

Pra, gjestet nuk të ndihmojnë vetëm të shprehesh më mirë, por edhe të mësosh, të gjesh më shumë hapësirë në kujtesë për të fituar njohuri dhe aftësi të reja. Këtë e konfirmon edhe studimi i një psikologeje, i publikuar në revistën “Science”: janë analizuar dy grupe fëmijësh në shkollë fillore, të cilët duhej të zgjidhin disa ushtrime matematike. Fëmijëve të grupit të parë iu kërkua të përdornin gjestet, ndërsa të tjerëve të flisnin duke i mbajtur duart e lidhura. Të parët i zgjidhën problemat e tyre më lehtë se fëmijët e grupit të dytë.

 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Te turpshmit, gjestet qe i ndihmojne
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: