Rihanna është shpallur mbretëreshë e rrjeteve shoqërore në internet në një sondazh të ri për popullaritetin e yjeve muzikore në botën virtuale.
Sondazhi i bërë nga revista Billboard, vlerëson yjet muzikore për përdorimin e rrjeteve shoqërore online, duke përfshirë këtu Twitterin, Facebookun dhe MySpace, dhe statistikat si shikimi, ndjekja nga fansat etj. Krijuseja e hitit “Only Girl” ka arritur që më në fund të rrëzojë nga froni superyllin Justin Bieber, i cili u radhit i dyti, ndërsa në pozitën e tretë e sheh veten Eminem. Vetëm në pozitën e katërt u radhit Lady Gaga, ndërsa top pesëshen e përmbylli Nicki Minaj.