Sensacioni i të rinjve, Justin Bieber, do t’ua japë mundësinë fansave që të takohen me të në prapaskenë, me qëllim që të shtojë përfitimet e një organizate bamirëse të fëmijëve në Britani të Madhe.
Këngëtari i hitit “Baby” përveçse do të takohet me fansat e tij, ata do ta kenë mundësinë që të vishen si ai, duke blerë bluzat, xhaketat, xhinset etj., të cilat do të shiten si pjesë e një ankandi online.
Shitja ka filluar që të enjten në eBay.co.uk dhe do të zgjasë deri më 12 dhjetor.
Bieber do të paraqitet për herë të parë në një turne në Britani, duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm, ndërsa do të performojë në qytetet, si Birmingham, Liverpul, Londër dhe Mançester.