E ardhmja e grupit “Gorillaz” është në dyshim, pasi dy prej krijuesve, Damon Albarn dhe Jamie Hewlett, mendojnë se ky projekt nuk mund të vazhdojë.
Bendi vizatimor, i cili është ideuar nga Damon Albarn dhe Jamie Hewett, është duke kompletuar turneun më të madh në historinë e grupit, mirëpo po krijuesit e këtij grupi mendojnë se nuk mund të vazhdojnë më. “Ishte një sukses i paparamenduar. Por, gjithnjë pasi kemi arritur diçka, mendojmë që të ndalemi, apo jo?”, theksoi Albarn.