4 vetë Duhen:
- spinaq 1kg
- oriz 1 filxhan kafeje
- vaj 4-5 lugë gjelle
- qepë 1 kokërr
- salce 1 lugë gjelle
- kripë, piper, kopër
Gatimi:
Spinaqi pastrohet, dhe përvëlohet në ujë të vluar me kripë për 1-2 minuta. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet derisa të jetë gjysëm i gatshëm. Hidhet spinaqi i përvëluar. Skuqet qepa derisa të marrë ngjyrë ari, i shtohet salce domatesh dhe piper skuqet edhe pak dhe hidhet në spinaqin me oriz. Zihen të gjitha së bashku per 10 minuta (derisa orizi të jetë gati). Në fund mund ti hidhet kopër ose nenexhik.