Torta e gjyshes eshte nje embelsire tipike italiane me origjine nga Liguria, por e perhapur edhe ne Toskane. Perbehet nga brume i shkrifet mbuluar me stika pishe dhe sheqer pluhur e cila fsheh nje mbushje shume te shijshme kremi pasticerie. Perberesit per torte me diameter 24-26cm
Per brumin e shkrifet
400gr miell
200gr gjalp
150gr sheqer pluhur
3 te verdha vezesh
1 bustine vanilje
pak kripe
Per kremin e pasticerise
700ml qumesht
85gr miell
5 te verdha vezesh
150gr sheqer
pak lekure limoni
1 bustine vanilje
Per zbukurim
100gr stika pishe
sheqer pluhur
Pregatisim brumin e shkrifet sipas recetes qe do ta gjeni ketu, por duke respektuar dozen e perberesve qe kerkohen per kete torte. Kur brumi te jete gati, e mbeshtjellim me nje leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per te pakten gjysme ore.
Nderkohe pregatisim kremin e pasticerise sipas recetes qe do ta gjeni duke klikuar ketu, por gjithmone duke respektuar dozat me siper. Kur kremi te jete gati, e leme te ftohet per disa minuta dhe nxjerrim nga frigoriferi brumin e shkrifet.