Qengji i gatuar me karçof dhe bizele, perben nje pjate te dyte tipike Kalabreze e cila gatuhet vecanerisht me rastin e Pashkeve.
Perberesit per 6 persona
1kg mish qengji
400gr zemer karçofi
450gr bizele te fresketa (ose te ngrira)
60gr galete
2 qepe mesatare
1 thelb hudher
2 feta buke
2 luge djath Parmixhano te grire
1 luge djath Pekorino te grire
2 luge majdanoz te grire
2 kuba koncentrate vici
8 luge vaj ulliri
1 gote vere te kuqe
kripe
piper
Ne fillim pregatisim lengun e mishit te vicit duke shkrire 2 kubat e koncentrates ne 1 liter uje te valuar. Nderkohe presim ne thela mesatare mishin e qengjit (duke i hequr te gjithe dhjamin qe mundemi), e lajme dhe e thajme me letra kuzhine. Grijme holle me ndihmen e nje mikseri nje qepe te cilen e veme per t’u skuqur ne nje tigan me 4 luge vaj ulliri, shtojme me pas bizelet dhe zemrat e karçofeve te ndare ne 4 pjese dhe i leme te gatuhen te gjitha bashke per disa minuta ne zjarr te moderuar. E rregullojme me kripe dhe piper dhe i shtojme here pas here pak leng mishi (nje garuzhde) derisa gatimi te kete perfunduar (mund te nevojiten rreth 10-15 minuta).