Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Tema Shoqërore » Arsimi, Shkolla dhe Studentët » Rregullat e reja per ndryshimin e shkolles
Rregullat e reja per ndryshimin e shkolles
PiratiDate: E Shtunë, 04.December.2010, 1:14 AM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Hyn në fuqi udhëzimi për njëvlershmërinë e studimeve në shkollat e mesme me kohë të plotë dhe të shkurtër, në sistemin parauniversitar. Kjo do të thotë që procedurat, periudha dhe modalitetet e transferimit të nxënësve në shkollat e arsimit parauniversitar në Shqipëri do të pësojnë ndryshime.

Nxënësit që mbarojnë klasën e 10 dhe të 11 në shkollat profesionale me strukturën 3-vjeçare ose 3+2-vjeçare, nivelin e parë dhe të dytë të strukturës 2+1+1 dhe nivelin e parë të strukturës 2+2 mund të vazhdojnë studimet në gjimnazet me kohë të plotë. Por për të kaluar në këtë fazë ata duhet të plotësojnë planin mësimor të gjimnazit, duke u testuar në jo më shumë se 6 lëndë, që do të përcaktohen nga Ministria e Arsimit në mënyrë të njëjtë për secilin prej këtyre institucioneve.

Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, nxënësit, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm trevjeçar në shkollat profesionale, mund të regjistrohen në klasën pasardhëse të shkollës së mesme me kohë të shkurtuar. Në këtë rast, këta nxënës janë të detyruar të bëjnë njëvlershmërinë e planit mësimor të kryer në shkollën e tyre, me planin mësimor të shkollës së mesme me kohë të shkurtuar.

E kundërta ndodh me të rinjtë që duan të regjistrohen në të njëjtin vit. Një “lëvizje” në vend si kjo e fundit do të bëhej vetëm në ato raste kur nxënësi ka më shumë se 6 lëndë për të ekuivalentuar. Për nxënësit e gjimnazit transferimet bëhen në fillim të semestrit të dytë dhe në fillim të vitit shkollor.

“Kur një nxënës transferohet nga një gjimnaz në një tjetër, plani mësimor që ai ka zhvilluar duhet të përputhet me shkollën pritëse. Në rastin kur shkolla pritëse nuk siguron vazhdimësinë e lëndëve me zgjedhje dhe moduleve kurrikulare të nxënësit që kërkon të transferohet, atëherë transferimi bëhet vetëm në përfundim të vitit shkollor”, sqarohet në udhëzim.

Transferimi i nxënësit nga një shkollë e mesme profesionale ose e përgjithshme në një shkollë tjetër të të njëjtit profil ose të profileve të ndryshme, bëhet me kërkesë të prindit ose të kujdestarit të nxënësit dhe me miratim të drejtorive arsimore rajonale ose zyrave arsimore.

 
Forumi Kosova Pc » Tema Shoqërore » Arsimi, Shkolla dhe Studentët » Rregullat e reja per ndryshimin e shkolles
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: