KosovaPc | Date: E Martë, 30.November.2010, 6:39 PM | Message # 1 |
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
| Disa femra kanë thjesht ndërprerje të periodave. Disa të tjera kanë simptomat që vijojnë: Ndryshim në ciklin tuaj menstrual. Kjo është një nga shenjat e para të menopauzës. Këto ndryshime mund të jenë të njëpasnjëshme apo të herëpasherëshme. Rrjedhjet e gjakut mund të jenë në sasi më të pakët ose më të madhe se zakonisht. Afshet e nxehta. Afshet e nxehta janë simptoma më të zakonshme e menopauzës. Në qoftë se do të keni skuqje të nxehta, do të ndjeni temperaturë të lartë nga kraharori te koka, shpesh në trajtën e ndjenjës valë- valë. Lëkura juaj mund të jetë e lagur dhe e skuqur. Mund të keni marrje mendsh dhe zbrazëti në stomak. Gjithashtu, mund të keni dhembje koke dhe të ndjeni rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës Hollimi i vaginës dhe vulvës (zona përreth vaginës). Lëkura e vaginës dhe vulva hollohet gjatë menopauzës. Vagina humbet aftësinë të prodhojë lubrifikimin e mjaftueshëm gjatë aktit seksual. Këto ndryshime mund të çojnë në dhembje gjatë seksit. Mund të përdoret një krem estrogeni (duke lyer vaginën) ose një lubrifikant me bazë ujore në mënyrë që seksi të jetë më pak i dhimbshëm. Problemet e traktit urinar. Mund të keni infeksione të vezikës urinare apo të traktit urinar gjatë dhe pas menopauzës. Duhet të bisedoni me mjekun nëse ju duhet të shkoni shpesh në banjë, keni ndjenjë të menjëhershme urinimi, ankoni për djegie gjatë urinimit dhe shpesh pamundësi për të urinuar. Dhembja e kokës, djersitja natën, gjumi i shqetësuar dhe lodhja janë simptoma të tjera. Gjumi i shqetësuar dhe lodhja mund të shkaktohen nga skuqjet e nxehta dhe djersitja gjatë natës. A shoqërohet menopauza me simptoma emocionale? Shumë femra referojnë për shënja emocionale gjatë menopauzës. Këto simptoma mund të përfshijnë trishtimin, ankthin dhe humbjen e gjumit. Simptomat mund të jenë më të ashpra në disa gra. Në qoftë se do të konstatoni se keni probleme emocionale duhet të konsultoheni me mjekun tuaj. Çfarë është terapia hormonale zëvendësuese? Terapia hormonale zëvendësuese (HRT) përfshin marrjen e vetme të estrogjenëve apo të kombinuar me hormone të tjera, (progestin). Disa gra theksojnë se terapia hormonale zëvendësuese lehtëson simptomat si psh., skuqet e nxehta, tharjen vaginale dhe disa probleme urinare. Megjithatë, HRT nuk përdoret për këdo. Studimet e fundit tregojnë se gjatë përdorimit të HRT mund të ndodhë që rreziqet të jenë më të mëdha se përfitimet. Bisedoni me mjekun tuaj mbi rreziqet dhe përfitimet e HRT. A janë të vlefshme mënyrat e tjera të trajtimit? Po. Barnat si kremi i estrogenit, antidepresantët, produktet e sojës dhe disa produkte të tjera bimore mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave menstruale. Diskutoni këto me mjekun tuaj.
|
|
| |