Stresi shkakton shume gjera te cuditshme tek trupi jone, njera prej tyre eshte edhe shkelja e syrit ne menyre te pakontrolluar. Kur je e stresuar, me shume pak gjume, kur ke pire sasi te medhaja kafeine mund te ndodhe nje mbi-eksitim i muskujve te syrit te cilet kontrollojne “shkeljen” e syrit. Keta muskuj mund tu pergjigjen simuluesve shume here me shpejt se muskujt e tjere te trupit. Ne qofte se ju ndodh nje gje e tille, provoni ta ferkoni syrin me dore duke e rrotulluar lehte, ose perdorni kompresa te ngrohta te cilat lehtesojne muskujt dhe rrisin sasine e gjakut qe qarkullon ne ate zone. Ne qofte se keto tkurrje te muskujve jane kronike, atehere ju keni nevoje me magnez i cili eshte i nevojshem per relaksimin e muskujve. Magnzi merret ne forme suplementi ne farmaci ose duke ngrene disa ushqime qe jane te pasura me magnez ne menyre natyrale si; bajamet, spinaqi apo farat e lulediellit