Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Ilacet e teperta rendojne shendetin
Ilacet e teperta rendojne shendetin
EdiDate: E Dielë, 05.December.2010, 2:58 PM | Message # 1
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Kishte qenë gjithnjë shumë i përkushtuar ndaj punës dhe familjes, deri sa një ditë, pak ditë pasi mbushi 58 vjeç, Mario ndryshoi papritur karakter, duke u shndërruar në një vartës ndaj lojërave të fatit. Tërhiqte shuma të mëdha parash nga llogaria bankare, më pas filloi të vidhte fshehurazi portofolat e familjarëve, u kërkonte të afërmve dhe miqve para borxh, duke u treguar gënjeshtra.

Bashkëshortja, e cila nuk po e vërente ndryshimin, mbeti e shokuar kur pa se edhe bizhuteritë e saj ishin zhdukur. Në fund, kur u zbulua gjithçka, u vu re se gjërat kishin ndodhur për shkak të efekteve anësore të një ilaçi: kur mjeku i familjes zëvendësoi pramipexolin (mirapex), një antagonist i dopaminës, me të cilin po kuronte simptomat e sëmundjes së parkinsonit te Mario, burri u shndërrua në babain e dashur siç kishte qenë gjithmonë. Rasti i Marios tregon se efektet anësore të ilaçeve nuk mund të dallohen lehtë, por për shkak të ngjashmërive të shumta, përdoren tepër. Një sërë studimesh tregojnë se reaksionet e nxitura nga ilaçet shkaktojnë në 5-7% të rasteve të sëmurë, të cilët duhet të shtrohen menjëherë në spital. Kjo përqindje rritet në bazë të moshës dhe ilaçeve të marra. Megjithatë, ky nuk është thelbi i problemit. Para disa vitesh, një studim i publikuar në një revistë shkencore ka llogaritur se çdo vit, në spitalet angleze, efektet anësore të ilaçeve shkaktonin 250 mijë të sëmurë, duke u kushtuar kështu spitaleve kombëtare një pagesë prej 466 milionë sterlinash.

Por përse i kushtohet kaq pak rëndësi një problemi shumë të përhapur? Shkaqet janë më shumë se një. “Problemi kryesor vjen si pasojë e një studimi jo të rregullt e të mjaftueshëm në universitet”, thotë një kompani ilaçesh. Ndër të tjera, informacioni i kësaj industrie ka prirje të nënvleftësojë problemet, e pavarësisht efekteve mbi popullatën dhe kostove, nuk është raportuar si problem i shëndetit publik; në fund diagnoza është e vështirë. Vështirësia për të diagnostikuar një sëmundje po rritet gjithnjë e më shumë. Një studim i publikuar në “Archives of Internal Medicine” nga studiuesit e Pensilvanisë dhe Karolinës së Veriut, ka treguar se në shtatë vjet, nga 1998-2005, efektet anësore të ilaçeve janë rritur në 2,6 herë, ndërkohë që pasojat fatale janë trefishuar. “Efektet e rënda anësore rriten me një shpejtësi katër herë më të madhe se rritja e precizonit farmaceutik. Gjithashtu, ilaçet më moderne janë absolutisht më të rrezikshme: në shtatë vjet, efektet e rënda anësore të 13 ilaçeve bioteknologjike janë rritur 15,8 herë”, thotë një studiues nga Karolina e Veriut.

Ndoshta më shumë të prekur nga ky rrezik janë të moshuarit. Shpesh ata marrin një “koktej” ilaçesh: antidepresivë, për tensionin, diabetin, gjumin, madje ka ndodhur që edhe vetë mjeku, i cili u ka dhënë recetën, t’i harrojë pjesën më të madhe të tyre. Pra, në njëfarë mënyre të moshuarit janë konsumatorët më të mëdhenj të ilaçeve. Sot, efektet anësore të ilaçeve janë shkaku i pestë i vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara.

Në fakt, te të moshuarit, organet e ndryshme, si zemra, mushkëritë, veshkat nuk funksionojnë më si më parë dhe ilaçet tentojnë të ndihmojnë në funksionimin e tyre. Për këtë arsye, me mirëkuptimin e mjekut, të moshuarit duhet të nisin terapitë me dozën më të ulët, 1/3 ose 1/2 e dozës. Kjo dozë mund të rritet me kalimin e kohës nëse është e pamjaftueshme. Megjithatë nuk është rruga e vetme për t’u mbrojtur.

Çdo porosi e mjekut duhet të ndiqet me kujdes dhe të paktën çdo 3-6 muaj duhet të vizitoheni për të ulur në maksimum dozën e ilaçeve. Dhe nëse kjo ndodh, duhet të merrni ilaçet që janë më të nevojshme. Një terapi nuk duhet të “kurojë” vetminë ose izolimin. Në këtë rast do të ishte e këshillueshme një shëtitje, apo një punë e vogël për të hequr mendjen, po ashtu edhe një antidepresiv. Nëse jeni mbipeshë bëni pak gjimnastikë ose mundohuni të mbani dietë. Për hipertensionin ose kolesterolin e lartë, bëni mirë të ndryshoni stilin e jetesës. Pra të përdorni ilaçe vetëm nëse ato janë vërtet të nevojshme. Gjithashtu duhet të shmangni në maksimum të gjitha ilaçet e reja që nuk kanë një përdorim të konsoliduar. “Disa ilaçe provohen me studime te 800 pacientë, të tjerë te 20 mijë. Efektet anësore më të rralla mund të shfaqen vetëm pas hedhjes në treg”, tregon një nga drejtorët e repartit të ilaçeve. Jo rastësisht, mes viteve 1975-1999, në Amerikë janë aprovuar 548 ilaçe dhe 10,2% e tyre janë tërhequr nga tregu me kalimin e kohës. Mes viteve 2000-2001, në Europë, 6 ilaçe u tërhoqën nga tregu, ndërsa 10 të tjerë morën autorizim për të dalë. “Kohëzgjatja mesatare e komercializimit për ilaçet e tërhequra nga tregu, sipas studimeve është mesatarisht 4-5,4 vjet”, pohon një dekane farmakologjie.

Nuk ka ilaçe të cilat nuk të bëjnë keq. “Edhe aspirina (nuk ka mbetur i sëmurë me zemër pa e përdorur, sepse ka treguar se ul rrezikun e infarkteve 15-20%) ka efekte anësore si gjakrrjedhje dhe ulcerë”, shpjegon një kardiolog. Për sa i përket paracetamolit, i cili përdoret shumë nga të gjithë njerëzit, mund të dëmtojë mëlçinë. Një studim i publikuar në “British Medical Journal” në vitin 1996 e tregonte si shkakun kryesor për helmim në Mbretërinë e Bashkuar. Katër vjet më vonë, nga përdorimi i pakët i këtij ilaçi, përqindja e të sëmurëve që vuanin nga mëlçia ishte zvogëluar në 65%. Gjithashtu, duhet të bëni kujdes me ilaçet qetësuese, antidepresivët, ilaçet e gjumit. Këto duhen përdorur për ndonjë rast urgjent dhe ndërprerja duhet të jetë e vazhdueshme, sipas këshillave të mjekut.

Gjithashtu para se të pini një ilaç duhet të lexoni gjithmonë manualin e përdorimit (ku përfshihen edhe efektet anësore) dhe të bëni kujdes karshi çdo ndjesie që ju krijohet. Një studim i kohëve e fundit ka treguar se pacientët nuk i njohin 37% të efekteve anësore dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk flasin me mjekun. I pari që duhet të shqetësohet për efektet anësore është personi që merr ilaçe.

Attachments: 2804719.jpg (7.7 Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Ilacet e teperta rendojne shendetin
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: