Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Psikologjia » Qka eshte Psikologjia?
Qka eshte Psikologjia?
KosovaPcDate: E Mërkurë, 01.December.2010, 0:07 AM | Message # 1
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Fjala Psikologji për herë të parë është paraqitur në Angli më 1693 por nuk është përdorur dhe nuk është kuptuar një kohë të gjatë deri në vitet 1800. Është sinonim i përbërë nga dy fjale greke "psiko (ψυχή)" dhe "logos (λόγος)". Psiko në origjinal nënkupton frymëmarrje, por më vone është nënkuptuar si shpirt sepse frymëmarrja është i ndikuar shpirtit e cila ende nuk e ka lëshuar trupin. Në mitologjinë greke Psiko ka qene një grua e cila ka qenë në marrëdhënie dashurie me perëndinë e dashurisë Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte një kusht ndaj saj që mos t'ia shikonte fytyrën e tij kurrë. Por nga kurioziteti Psikoja një natë vendosi një qiri për t'ia shikuar fytyrën në momentin kur e kupton Erosi atëherë e magjeps atë. Për t'ia arritur ngadhënjimit është dashur të bej një luftë te madhe me përplot rreziqe, por në fund ajo është transformuar në perëndeshë dhe iu është bashkangjitur Erosit në parajsë. Psika simbolizon shpirtin njerëzor.
Gjate shekullit të shtatëmbëdhjetë kuptimi i fjalës psiko është shndërruar në kuptimin e mendjes. Logos, një fjalë tjetër greke, nënkupton shkencën ose arsyen. Sipas rrugëve Greke psikologjia një kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.

Psikologjia është një shkencë magjepëse që prek çdo aspekt të jetës sonë. Definicioni i vjetër që psikologjia është shkenca mbi shpirtin është i pamjaftueshëm. Sepse ai në fakt vetëm shpjegon prejardhjën e fjalës „psikologji". Pra sipas domethënies së fjalëve të përngjitura greqishte „psyhe = shpirt" dhe „logos = shkencë". Por psikologjia është më shumë se vetëm një shkencë mbi shpirtin, mbi jetën e brendshme të njeriut. Jeta shpirtërore e njeriut ka edhe anën e jashtme. Nga pikëmpamja e sotme konceptohet psikologjia si shkencë, e cila hulumton proceset dhe gjendjet e vetëdijshme si dhe arsyet dhe ndikimit e tyre. Psikokologjia është shkenca e sjelljes dhe e kognicionit. Sjellja përgjithësisht përkufizohet si gjithëçka që ne bëjmë, sidomos nëse kjo mund të vëzhgohet prej të tjerëve. Kognicioni, përfshin proceset mendore, si p.sh. të menduarit, të perceptuarit, të ëndërruarit, kujtesën etj. Këto procese njohëse zakonisht nuk mund të vëzhgohen per se dhe shpesh hulumtohen përmes eksperimenteve (vetëraportimeve, pyetësorëve etj). Psikologjia mund të definohet, apo përshkruhet edhe përmes katër qëllimeve të saja. Katër qëllimet, apo katër fushat themelore të psikologjisë janë: përshkrimi, parashikimi, kontrolli si dhe shpjegimi.
Pyetjes së çfarë është psikologjia, sot mundesh ti përgjigjësh edhe përmes përshkrimit të disa prej degëve të saj. Ato ilustrojnë më së miri ndryshueshmërine që ekziston sot në psikolgji. Katër nëndeget kryesore te psikologjisë janë: Psikologjia sociale; Psikologjia e përgjithëshme; Psikologjia klinike si dhe Psikologjia aplikative. Duhet të theksohet se psikologjia si shkencë apo si lëndë dita më ditë është duku u ndarë në degë të reja. Dega e psikologjisë ka momentalisht rreth 50 seksione, nëndegë të ndryshme të cilat hulumtojnë aspekte të jetës sonë.

Dallimi Psikiatër – Psikolog

Shpeshherë ndodh që të ngatërrohen profesioni i psikologut me atë të psikiatrit. Prandaj është e rëndësishme që të bëhet dallimi mes psikologut (psikologut klinik) dhe psikiatrit. Psikiatri nuk mund të krahasohet më psikologun. Ai është krejt ndryshe. Psikiatrët janë mjekë të specializuar të trajtimin e sjelljeve anormale dhe si të tillë ata mund të rekomandojnë medikamente, gjë që smund ta bëjnë psikologët. Psikiatrët ndjekin shkollën mjeksore dhe janë në fillim doktor në mjeksi. Ata pastaj specializohen në trajtimin e sjelles anormale, sëmundjet psikike. Psikiatrët shohin te problemet e sjelljës së pacientit shkaqe mjeksore dhe në këtë mënyrë përdorin trajtim mjeksor, dmth. terapi me medikamente, krahas terapisë psikologjike. Psikiatria është degë e mjeksisë, jo e psikologjisë. Psikologu klinik diplomon në psikologji dhe më pas vazhdon studimet pasuniversitare. Zakonisht pas dy apo tre vjetësh i jepet grada e zakonshme për psikologët klinik, e cila mvaret nga çdo shtet. Pas kësaj, ai duhet të praktikoj një kohë të gjatë në një instuticion nën kujdesjën e psikologëve të tjerë ose psikiatërve, para se të fillojë të trajtojë, diagnostifikojë njerëzit në menyrë të pavarur në praks private. Ph. D. ose Dr. phil. (doktor i filozofisë)…..

Historia

Psikologjia zanafillën e ka nga Antika. Shumë qartë e gjejmë atë tek veprat e Aristotelit të cilat deri në shekullin XIX luanin rol qendrorë. Përkufizimi i objektit studiues psikologjik për të parën herë u bë nga J.Locke në vitin 1690 në veprën e tij mbi mësimet shtesë asociative. Futja e metodave shkencore natyrore ndër të tjera në sferën e psikologjisë së ndjenjave dhe shqisave (Psikofizika) pasojë në shekullin XIX nga E. Hering, H. Helmholtz dhe G. T. Fechner dhe shkaktojë ndarjen e Psikologjisë si shkencë në vete dhe Psikologjinë eksperimentale. Pas hapjes së laboratorëve për psikologji në Evropë erdhi deri tek përkufizimi i saj.Me këtë "teoritë tradicionale substanciale" u zëendësuan nga teoritë e aktualitetit dhe ato shpirtërore, kështu që Psikologjia përkufizohet si shkencë e vetëdijes.
Si kundërpërgjigje e shkencës natyrore eksperimentale të Psikologjisë, në fillim të shekullit XX-të u krijua botëkuptimi për një Psikologji si shkencë e orientuar.Kjo rrymë i kundërshtonte shpjegimet e rastit të dukurive psikologjike dhe në vend të këtyre vendoste metodat eksperimentale e " shfaqjes shpirtërore" ose një përjetimi intuitiv. Në këtë rast Psikologjia paraqite si shkencë e përjetimeve. Sot, pikëpamjet e shkollave të mëdha tradicionale të psikologjisë luajnë rolë të rëndësishëm në strukturën e Psikologjisë. Njësimi i psikologjisë, si shkencë, vijnë pas shumë përpjekjeve për të përfshirë shpjegimet e dukurive psikologjike në lëmi të ndryshme, si bie fjala edhe të teorive të informacionit dhe të kibernetikës. Me këto përfshirje është mundësuar shpjegimi i ndryshimit të marrëdhënieve në drejtimet dhe funksionin ekohës. Teoritë qendrore të kohës së re janë teoria e agresiviteteve, e konflikteve dhe studimi i inteligjencës. Psikologjia praktike funksionon përbrenda hapësirave të Psikologjisë së aplikueshme me lëmit kryesore të diagnozës (Psikolog i përgjithshëm), këshillimit (b.f. këshilltar i profesionit) dhe terapisë (Psikoterapeuti). Për këto lëmi parakusht është studimi i gjatë 8-10 semestra në ndonjë shkollë të lartë të shkencave.

Psikologjia si shkencë

Në literaturën profesionale hasim shumë përkufizime së shkencës së Psikologjisë. Një përkufizim i cili më së shumti përdoret sot në literaturë është: "Lënda e Psikologjisë u përkufizua me njohjen e sjelljeve dhe të proceseve njohëse ose kongenitive të realitetit dhe te formave të shumëllojshme te tij". Nga të gjitha përkufizimet e psikologjis mund të dallojmë tre koncepte kryesore:

1. Përvoja
2. Proceset mentale
3. Sjellja

Degët e Psikologjisë

Degët t cilat ndahet Psikologjia:

Psikologjia fiziologjike - Studion bazën fiziologjike të proceseve psikike që paraqesin sistemin nervor dhe atë endokrin.

Psikologjia eksperimentale - Psikologët e kësaj fushe të studimit bëjnë prova dhe eksperimente për të studiuar se si reagojnë njerëzit në ngacmues te ndryshëm. **Vërejtje - Metoda e eksperimentit ndalohet në atë moment kur rrezikohet jeta e njeriut.

Psikologjia e zhvillimit - Studion ndryshimet e sjelljes së njeriut si rezultat i kalimit të kohës apo moshës dhe bën studime etapa-etapa.

Psikologjia sociale - Studion ndikimin e faktorëve shoqëror në sjelljet, burimet dhe qëndrimet e individit, po ashtu edhe raportet sociale brenda grupeve dhe ndërmjet grupeve.

Psikologjia klinike dhe e këshillimit - Pjesa më e madhe e psikologeve të klinikës i zbatojnë njohurit psikologjike dhe parimet në diaznifikimin e sjelljeve , sëmundjeve mentale, konfliktit familjar e martesore.

Psikologjia e këshillimit - Përafërsisht i kryejnë të njëjtat punë si te Psikologjia klinike, vetëm se te Psikologjia këshillimit këta të fundit merren me probleme më të lehta, këta më shumë punojnë me nxënës, student, në kapërcimin e problemeve të tyre.

Psikologjia shkollore dhe e edukimit - Psikologët e kësaj fushe më së shumti punojnë në klasifikimin e problemeve emocionale dhe problemeve në mësime. Ndërsa Psikologet e edukimit janë specialist për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Psikologjia industriale dhe inxhinierisë - Ajo industriale ka per detyr analizimin e nje individi se a eshte i aft te kryej nje pun, kurse ajo ingjinjeris ndan detyrat e puntoreve sipas aftesive te tyre per ti kryer punet.

- Një drejtim me ndikim të madh në shkencën e psikologjisë është edhe biheviorizmi i cili u paraqit ne SHBA. Themelues i tij ishte psikologu amerikan, Xhon Uotson. Bihejvioristët e kritikonin shumë shpesh psikologjinë strukturaliste per shkak te metodës së introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore të psikologjisë ata theksonin se psikologjis duhet te studioje vetëm ato fenomene që mund të vërehen nga jashtë dhe që mund te regjistrohen. Sipas bihejvioristëve, metodë shkencore mund të jetë vetëm të vërejturit objektiv.

 
Arjanit-MUFCDate: E Mërkurë, 01.December.2010, 4:32 PM | Message # 2
Rreshter
Group: Moderators
Messages: 13
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
kuku Referat smile
 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Psikologjia » Qka eshte Psikologjia?
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: