Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka marrë guximin për të tërhequr paralele mes ekipit të tij dhe Barcelonës, ndërsa shtoi se transferimi i Mario Balotellit në San Siro do të ishte i mirëpritur. “Përpos cilësisë së lartë dhe teknikës, Barcelona gjithnjë është shembull për botën e futbollit, ndërsa ne kemi ndryshuar shumë gjëra dhe tani po shoh se lojtarët po punojnë për njëri tjetrin në fushë”.
“Na nevojitet një sulmues, një sulmues i Milanit me karakteristikat e Inzaghit. Sidoqoftë, unë jam i kënaqur me atë që kam. Balotelli? Ai është sulmues i Manchester Cityt, por unë nuk do të hidhërohesha po që se ai do të transferohej”, deklaroi Allegri.