Federata Angleze e Futbollit (FA), është duke e menduar seriozisht mundësinë e emërimit të David Beckhamit si kryetar të FA.
Sipas News of the World, FA e sheh Beckhamin si njeriun e vetëm i cili mund t’i rivendosë marrëdhëniet me FIFA-n, të cilat janë acaruar tepër pas ngjarjeve kontroverse kohëve të fundit, duke përfshirë këtu dhe dështimin e Anglisë për të fituar kandidaturën e organizimit të Botërorit 2018. Nga ana tjetër, thuhet se Beckham mund të emërohet edhe si anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s.