Një spanjolle kërkoi të shpallet pronare e burimit tonë të energjisë – Diellit. Ajo pohon se nuk ekziston ligj internacional i cili mund ta ndalojë në realizimin e qëllimit të vet. Spanjollja Ageles Djuran, e cila ka 49 vjet, këto ditë arriti ta regjistrojë Diellin tek shërbimi i vet lokal si pronë të saj. Ajo për mediat spanjolle deklaroi se ka filluar hap pas hapi pasi ka lexuar për rastin e amerikanit i cili është regjistruar si pronar i Hënës dhe të gjitha planetëve të tjera në sistemin tonë diellor.