1. Elefanti është i vetmi gjitar që nuk mund të kërcejë: në të kundërt të legjendës popullore thurur mbi pamundësinë e kërcimit të elefantit, kjo paaftësi nuk i përket vetëm elefantit. P.sh në Amerikë një kafshë, e cila ka marrë emrin nga fjala “dembelizëm” nuk mund të kërcejë në përshtatje me mënyrën e jetesës. Krahas kësaj edhe rinoqeronti e hipopotami hyjnë në grupin e gjitarëve që nuk mund të kërcejnë, por ndryshe nga elefantët kur vrapojnë mund t’i shkëpusin të katër këmbët nga toka.